Dy sindikatat më të mëdha të sektorit privat por edhe publik vendosën që greva e përgjithshme e 19 tetorit të bëhet 48-orëshe. Në greva shumëditëshe qe sot hyjnë edhe doganierët, mjekët e spitaleve, arsimtarët por edhe punonjësit e porteve.

Ndërkohë Athina por edhe qendra të tjera të mëdha urbane të vendit përballen me rrezikun e sëmundjeve infektive nga mbeturinat që për më se një javë mbeten nëpër rrugë nga greva e punonjësve të këtij sektori. “Mbajmë në duart tona një bombë sanitare” deklaroi ministri i Brendshëm Haris Kastanidis i cili kërcënoi grevistët me hapjen nga policia të vendgrumbullimeve të mbeturinave dhe mbledhjen e tyre nga firma private. /Telegrafi/