LAJMI I FUNDIT:

Përse mahmurllëku është nxitës

Përse mahmurllëku është nxitës

A ju nxitë fotografia e sipërme t’ju hapet goja edhe juve? Rreth gjysma e të rriturve përgjumen pasi e shohin dikë tjetër duke u përgjumur si shkak i një fenomeni të përgjithshëm të quajtur “mahmurllëku nxitës”.

Arsyeja se përse është vështirë të mos përgjumemi kur dikush afër nesh mahmuritet gjendet në një zonë të trurit e cila është përgjegjëse për funksionin motorik, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët anglezë i referohen kësaj si “fenomen i jehonës”. Me fjalë të tjetra, është imitim automatik i një personi tjetër.

Mahmurllëku nxitës nuk është prezent vetëm te njerëzit, por edhe kafshët tjera, duke përfshirë qentë dhe shimpanzetë, janë të prekur nga ky fenomen.

Megjithatë, përse ndodh kjo? Përse ne përgjumemi kur e shohim personin afër nesh apo një foto të një personi duke u mahmuritur?

Ndryshe nga studimet e mëhershme që kanë sugjeruar se ekziston një lidhje mes mahmurllëku dhe inteligjencës, mëshirës apo kohës së ditës, disa studime të fundit thonë se faktori i vetëm i pavarur i cili ndikon në mahmurllëku nxitës është mosha.

Aq më të vjetër që janë njerëzit, aq më pak janë të prirë të përgjumen kur e shohin një person tjetër duke u mahmuritur.

Por, shkencëtarët kanë thënë se as kjo nuk është plotësisht përgjigja e saktë, pasi që mosha jo gjithmonë është faktor.

Thënë më thjeshtë, mahmurllëku nxitës ende mbetet një mister i pashpjeguar nga shkencëtarët.

Vlen të ceket se disa shkencëtarë anglezë janë duke planifikuar t’i studiojnë influencat potenciale gjenetike që kontribuojnë në mahmurllëkun nxitës.

Qëllimi i tyre afatgjatë është të identifikohen bazat gjenetike të mahmurllëkut nxitës si mënyrë për t’i kuptuar më mirë sëmundjet njerëzore si skizofrenia dhe autizmi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori