LAJMI I FUNDIT:

Përse 2015-a do të na befasojë?

Përse 2015-a do të na befasojë?

Ndoshta atje ku jetoni ju, temperatura, prania e reve dhe reshjeve të shiut do të jenë të ngjashme me sot. Është një formulë e lashtë për të parashikuar kohën, që meteorologët e quajnë “rregulli i vazhdimësisë”. Natyrisht, nuk funksionon gjithmonë.

Ndryshueshmëria e klimës është rritur, duke krijuar ndryshime të habitshëm në modelet historikë të temperaturave dhe reshjeve. Por, ky shkrim nuk ka të bëjë me klimën, por me ngjarjet që kanë destabilizuar planetin në vitin 2014 dhe për mundësinë që probleme të tillë të vazhdojnë dhe të ndikojnë situatën në botë gjatë vitit të ardhshëm.

Është një mundësi e vogël. Është më realiste të mendojmë se 2015-a do të na rezervojë surpriza shumë të ndryshme nga ato të këtij viti. Kush e kishte parashikuar, në fundin e 2013-ës, se në vitin 2014 Shteti Islamik i transformuar me shpejtësi në një forcë ushtarake mbresëlënëse, do të pushtonte Irakun? Apo që Vladimir Putini do të kishte pushtuar Krimenë dhe destabilizuar Ukrainën? Kush e kishte parashikuar që epidemia e Ebolës do të kish shkaktuar panik në të gjithë botën, apo që çmimet e naftës do të binin?


Askush. As qeveritë, as forcat e tyre të armatosura dhe shërbimet e fshehta, as Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar, as bankat e mëdha, as akademikët, editorialistët apo futurologët. Askush.

Ja përse do të ishte gabim të zbatonim rregullin e vazhdimësisë në botë për vitin 2015. Sigurisht, as Ebola, as Shteti Islamik dhe as luftëdashja e Putinit nuk do të zhduken vitin tjetër. Por, nuk do të jenë kaq të rëndësishme sa ishin këtë vit. Fatkeqësisht, më 2015 Ebola do të vazhdojë të shkaktojë viktima. Por, për fat, vlerësimet më pesimistë për numrin e të vdekurve kanë rezultuar tashmë të gabuar, ashtu sikurse dhe humbjet për ekonominë nënsahariane.

Diçka e ngjashme ka ndodhur me Shtetin Islamik. Organizata do të vazhdojë të veprojë ushtarakisht, ndonjëherë me sukses, në hapësirën e territorit mes Sirisë dhe Irakut. Individë apo celula të lidhura apo frymëzuara prej kësaj organizate do të sulmojnë objektiva në vende të tjerë. Megjithatë financimi, udhëheqësit, lëvizshmëria, armatimet dhe në përgjithësi aftësia ushtarake e Shtetit Islamik do të zvogëlohen, ndërkohë që do të rriten ato të armiqve të tyre. Shteti Islamik duhet të përballet me një Aleancë, deri pak kohë më parë të paimagjinueshme, të më shumë se 50 shteteve, mes të cilëve SHBA-të dhe shumë vende evropiane dhe të Lindjes së Mesme. Gjithçka të bën të mendosh se e ardhmja do t’i rezervojë shtetit islamik shumë më pak suksese se sa e kaluara e afërt.

Një tjetër që ka arritur të krijojë kushtet për ndërtimin e një aleance edhe në këtë rast të paimagjinueshme është Vladimir Putini. Pavarësisht afrimit të tij kohët e fundit me Kinën, presidenti rus ka arritur të bëjë që shumë vende të bashkojnë forcat për t’iu kundërvënë abuzimeve të tij. Në këtë mënyrë, Putini arriti të izolojë vendin e tij dhe të dëmtojë rëndë ekonominë: e dobësuar prej rënies së çmimit të naftës, largimit të kapitalit, sanksioneve të rëndë ekonomikë. Në vitin 2015 do të flitet më shumë për dobësimin e Putinit se sa për forcën e tij.

Por, nëse ngjarjet kryesore të vitit 2014 nuk do të jenë dominuese edhe në vitin 2015, atëherë cilat do të jenë temat dominuese?

Nuk e di. Megjithatë, dyshoj se disa prej ngjarjeve që mund të na befasojnë vitin tjetër do të kenë katër burime:

1) Një sulm kibernetik me dimensione dhe pasoja të paprecedenta;

2) Një aksident klimatik me përmasa edhe këtë herë të paprecedenta;

3) Paqëndrueshmëri në vendet eksportues të naftës, si pasojë e rënies së çmimit;

4) Një lajm i mirë: firmosja e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin dhe fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes këtij vendi dhe SHBA. /El Pais/Shqipëruar nga: bota.al/

Në trend

Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori