LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, rreth 80 të lënduar

Përplasje mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, rreth 80 të lënduar

Të paktën 80 palestinezë u plagosën në përplasjet me ushtrinë izraelite sot në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, ndërkohë që grupimi i armatosur Hamas i ka bërë thirrje palestinezëve për kryengritje, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump që të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Këto përplasje dhe protesta të papritura u rritën sot pasdite pasi liderët palestinezë dhe arabë paralajmëruan për dhunë dhe trazira pas njoftimit të Trumpit.

Sipas Gjysmë Hënës së Kuqe, katër palestinezë janë plagosur në Ramallah dhe pesë të tjerë në Betlehem, për shkak të plumbave të gomës.

Përgjatë kufirit mes Gazas dhe Izraelit, gjashtë persona u plagosën në përplasjet me ushtrinë dhe një person është në gjendje kritike, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite njoftoi se “goditjet u kryen pasi një grup palestinezësh lëshuan gurë, goma në flakë dhe po i afroheshin rrethimit të kufirit”.

Qindra protestues janë mbledhur sot në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe në Gaza, një ditë pas njoftimit të Trumpit. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori