Përplasen Feim Salihu e Qendron Kastrati për “Pastrimin”

“ Policia me forcë e ka dërgu Ylli Hoxhën në Gjykatën për Kundërvajtje, sipas meje ka pas ndërhyrje, dhe jo vetëm aty por edhe përkundër informatave që Ylli do të lirohet për të qenë pjesë e Info Magazinës, ai ende nuk u lirua, sigurisht këtë e bëri z. Feim me ndikimin e tij ai ka telefonuar Skender Hysenin”, është shprehur Kastrati.
Ndërsa, Drejtori i kontestuar i Kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu ka thënë se vendimi i Gjykatës nuk është vendim i prerë dhe ka bërë ankesë.
Sipas tij, militantët e Vetëvendosjes po gënjejnë dhe po shantazhojnë.
Madje, ai ka akuzuar Vetëvendosjen, duke thënë se ata janë bërë gjykatës, prokurorë e policë dhe po mundohen të zbatojnë vet ligjin.
Në anën tjetër, Qendron Kastrati ka thënë se Salihu në mënyrë të kundërligjshme po mundohet ta mbaj këtë pozitë. Madje, ai e ka akuzuar Salihun se e ka shkatërruar këtë kompani.
Sipas Kastratit, Salihu i ka punësuar më shumë 150 veta në mënyrë të jashtëligjshme.




















































