LAJMI I FUNDIT:

Përmbyllet projekti “Standardet të BE-së për MD-në”

Përmbyllet projekti “Standardet të BE-së për MD-në”

Është mbajtur ceremonia e përmbylljes së projektit të binjakëzimit, i financuar nga BE-ja “Standardet e BE-së për Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë”, ndërkaq, Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë përkrahjen e saj për MD-në, me projektin e ri të binjakëzimit i cili do të fillojë në vitin 2013 e që do të përqendrohet në bashkëpunimin ligjor ndërkombëtar.

Projekti “Standardet e BE-së për Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë” përgjatë 40 muajve të fundit është përqendruar në përmirësimin e kapaciteteve profesionale në MD, duke shtuar zgjidhjen alternative të kontesteve dhe duke mbështetur zvogëlimin e lëndëve në pritje në gjykatën civile.

Zyrtarët nga Gjermania, Austria, Sllovenia dhe shtetet tjera anëtare të BE-së kanë punuar së bashku me kolegët e tyre të Kosovës.


“Është përfshirë mjaft shumë në trajnimin e ndërmjetësuesve të ardhshëm dhe atyre tashmë të certifikuar. Për të mbështetur shërbimet korrektuese dhe provuese të Kosovës janë organizuar punëtori dhe janë hartuar materiale për performancën e tanishme të kryerjes së detyrave. Në fund, janë trajnuar gjyqtarë me pikëpamjet se si të zvogëlohet numri i lëndëve në pritje në gjykatat civile”, thuhet në kumtesë.

Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë përkrahjen e saj për Ministrinë e Drejtësisë me projektin e ri të binjakëzimit, i cili do të fillojë në vitin 2013 i cili përqendrohet në bashkëpunimin ligjor ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori