LAJMI I FUNDIT:

Përmbarimi, apo vrasja legale e qytetarëve të varfër

Përmbarimi, apo vrasja legale e qytetarëve të varfër

Reklama konsiderohet si shpirti i tregut. Ajo ndërtohet kujdesshëm me qëllim të përcjelljes së mesazhit së dëshiruar nga ai që e autorizon atë për publikun.

Ekziston një shprehje e logjikshme, me të cilën pajtohem plotësisht: gjërat e mira nuk kanë nevojë për reklamë, ato shiten vet. Sipas këtij definimi, logjikisht na mbetët të kuptojmë se gjërat e dëmshme bëjnë reklamat më të shtrenjta, me qëllim mashtrimi, në disa raste, me vet misionin propagandistik që ajo ka ne vete, reklama ka qëllim frikësimin!.

Po, frikësimin ndaj kujt?!


Frikësimin ndaj atij që më së paku është i mbrojtur. Ndaj atij që është më i pafuqishëm.

Këtë shkrim u nxita ta shkruaj nga pyetja shqetësuese që një fqinjë i imi ma bëri sot në rrugë. Ai, si i punësuar në një kompani prodhimi të materialit ndërtimor, nga paga që ka realizuar aty, për nevoja familjare kishe marr një kredi në një bankë komerciale. Këstet e kredisë i kishte paguar në rregull, deri në moment e fatkeqësisë në vendin e punës, ku për pak se nuk humbi jetën! Nga ajo fatkeqësi ai sot është i paaftë për punë dhe pa kurrfarë mbështetje financiare – nga askush. Mëshira e Zotit mban shpresën ne familjen e tij!

Nga fatkeqësia, ne mungesë të të ardhurave, një pjesë e kredisë ne bankë i ka ngelur pa paguar. Për këtë gjë, përgjegjësit e bankës e kishin vizituar disa herë në shtëpi, duke mos pasur fije konsiderate për shëndetin dhe familjen e tij. E kishin kërcënuar se nëse nuk do të paguna kredinë do ta paraqesin në zyrën e përmbaruesve privat, “e mandej do ta shohësh se si do t’i paguash parat”!

Shqetësimi i shprehur në fytyrën e tij, mu në mes rrugës, ishte fakti se në televizion kishte pa reklamën kërcënuese për rolin dhe kompetencat e këtyre përmbaruesve privat. Si duket ai se kishte pas shume të qartë, deri sa e ka pa këtë reklamë! Kjo reklamë televizive jep mesazhin me kërcenim, se si një debitor i bankës, në rast mos shlyerjen të borxhit, ai do të humbë çdo gjë nga të mirat elementare të jetës së tij.

Pyetja e tij ishte: kojshi, a më të vërtetë këta t’i marrin krejt çka ki në shtëpi, nëse nuk ja paguan kredinë a?!

Unë, edhe pse nuk kisha shumë njohuri për ligjin në fjalë, e kisha para fytyrës reklamën kërcënuese për këta të quajtur përmbarues. Me qëllim qartësimi, së pari për vetën time, hyra dhe e lexova këtë ligj. Ai, sikur edhe vet reklama, edhe në përmbajtje ishte shumë i frikshëm.

Në nenin 9 paragrafi 3 të këtij ligji shkruan: “Nëse ekziston ndonjë arsye legjitime dhe nëse organi përmbarues ka miratimin për të kryer përmbarimin gjatë ditëve të pushimit dhe gjatë orëve të natës, organi përmbarues gjithashtu mund të kryejë përmbarimin në shtëpinë e debitorit gjatë ditëve të pushimit apo orëve të natës”.

Paramendojeni, këta zotërinj në gjysmë të natës kanë kompetenca të ta rrethojnë shtëpinë, me ta trishtua familjen, me të hy brenda dhe për qëllime të realizimit të borxhit në dobi te kreditorit, me të marr çka të gjejnë aty pari dhe me të lënë në vetëm në pizhame!

Këtë gjë edhe në dobi të vet sistemit bankar dhe në dëm të qytetarëve të vet, e ka rregullua me ligj shteti i Kosovës. Kjo dëshmon edhe një herë të vërtetën e madhe, se çdo gjë në këtë botë të rrejshme sillet rreth dy gjerave, e para ndër këto të dyja është paraja.

Duke mos dashur ta devijojë qëllimin e këtij shkrimi, unë si njëri ndër shumë koleg të mi, kam një përvojë pune rreth pesëvjeçare në sistemin bankar në Kosovë. E, për këto pesë vite përvojë pune në bankë, kam kaluar edhe shumë faza trajnimi, me të vetmin qëllim përvetësimin e sa më shumë klientëve për bankën që kam punuar.

Për të arritur këtë qëllim, banka nuk zgjedh mjete dhe metoda për të përvetësuar sa më shumë klientë në listën e saj. E, njëra ndër metoda që përdorin bankat është edhe ajo e joshjes së klientëve me gjoja përparësitë e “produkteve” të saja, kundrejt konkurrencës. Kjo, në fakt, ka për qëllim ngarkimin me sa më shumë obligime klientin. Kështu që, ai, duke qenë i mbi ngarkuar me obligime, realisht, deshi apo jo, është i detyruar të rrijë klient i saj.

Ka mijëra raste që me metoda mashtrimi, banka ka ngarkuar klientët e saj me obligime marramendëse, duke ia rreziku edhe ekzistencën. Për shembull, ka raste kur një qytetar i Kosovës, klient i bankës ku kam punuar, ka marrë pagë mujore vetëm 250 euro neto, e ku në të njëjtën kohë ka paguar 175 euro këstin mujor të kredisë!

A mund të më thotë dikush se si jetohet me 75 euro në muaj?! Këtu nuk po flas për normat e interesit, që në kohën kur kam punuar për bankën ka shkua deri në 24 për qind interes vjetor.

Sikur ky shtet të ishte normal, në shërbim të mbrojtjes së dinjitetit të qytetarëve të vet, para së të krijojë mekanizma kërcënuese për mbledhjen e borxheve në dobi të bankave, është dashtë të krijojë ligje dhe institucione, të cilat do të ishin marrë me analizat e kontratave dhe format me të cilat është kreditua një qytetar i saj. Mekanizmat e shtetit është dashtë të merreshin edhe me analizimin e rrugës me të cilën ai është zhytë në borxh.

Nëse ato institucione do të kishin vërejt mashtrime nga ana e bankave, në procesin e kreditimit, shteti me mekanizmin e tij ligjor është dashtë të merrte masat institucionale!

Këtë e thash, në kushtet sikur të kishim shtet normal.

Po ta kishim atë, nuk do të kishim pas nevojë për “task forcë” shantazhi dhe frike ndaj qytetarëve të varfër të Kosovës, sikur së fundmi si puna e këtyre të ashtuquajtur përmbarues!

Në trend

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Kalo në kategori