Përleshje ndërmjet policisë dhe grupeve të ekstremit të djathtë në Ukrainë (Video)

Në qytetin ukrainas, Odessa, dhjetëra aktivistë të ekstremit të djathtë janë përleshur me policinë në afërsi të Shtëpisë së Sindikatave në Ditën e Çlirimit të Odessa, 10 prill.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, aktivistë të maskuar janë përpjekur që të pengonin mbajtjen e një tubimi përkujtimor.
Mediat raportojnë se policia është dashur gjithashtu të përdorte sprej për të ndaluar protestuesit.
Gjithashtu thuhet se përveç policisë dhe protestuesve, në incident janë përfshirë edhe Garda Kombëtare.
Pas kësaj shtohet se një linjë e policisë është dashur të formohet për të ndarë turmat, transmeton Telegrafi.
Grupi i sulmuar ishte i përbërë nga një numër nacionalistëve lokalë, duke përfshirë partinë e shquar të ekstremit të djathtë Svoboda (Liria).
Odessa u çlirua më 9-10 prill 1944, nga forcat e Frontit të 3-të Ukrainës nën Gjeneralin Rodion Malinovsky.
Më shumë se 20.000 pushtues gjermanë dhe rumunë u vranë gjatë tërheqjes. /Telegrafi/




















































