Një përleshje brutale midis pasagjerëve ka ndodhur në një fluturim të Ryanair për në Tenerife nga Glasgou.
Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, çfarë e bën “të veçantë” një përleshje të tillë është edhe një “kafshim hunde”, sipas dëshmitarëve.
Ndërkohë, janë publikuar disa pamje në të cilat shihet se si pasagjerët bërtisnin kur një burrë del nga rreshti i mbuluar me gjak.
Përleshja, sipas një dëshmitari, filloi për shkak të sjelljes “si i dehur dhe i çrregullt”, të njërit pasagjer.
Ata, bëhet e ditur tutje, luftojnë për rreth 20 sekonda përpara se ekuipazhi i kabinës dhe udhëtarët e tjerë të tërheqin burrat nga njëri-tjetri.
Një incident i tillë është konfirmuar edhe nga kompania e fluturimeve, sipas të cilës dy pasagjerë janë arrestuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oHKG6Jm0l48