Me një ceremoni solemne është përkujtuar rreshteri turk i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Hyseyin Kutlu, në 23 vjetorin e rënies së tij gjatë detyrës në territorin e Kosovës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Çağrı Sakar, zëvendëskomandanti i kontingjentit turk në KFOR, Emrah Börekçi dhe ushtarë të KFOR-it në Kosovë nga kontingjente të ndryshme.

Pasi ministri Mehaj dhe ambasadori Sakar vendosën lule tek pllaka përkujtimore e Kutlu në bazën e KFOR-it në Prishtinë, të pranishmit mbajtën edhe një minutë heshtje.

Në fjalën e tij, zëvendëskomandanti i kontingjentit turk në KFOR, Emrah Börekçi, tha se ndihet i nderuar për pjesëmarrjen në ceremoninë e përkujtimit të rreshterit turk, i cili sakrifikoi jetën e tij për këtë tokë.

Reklama
Reklama

“Siç bëmë sot, jam krenar të theksoj se edhe në të ardhmen Kutlu do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj këtij jo vetëm nga populli turk, por edhe nga ushtarët e KFOR-it dhe populli i Kosovës”, theksoi Börekçi.

Ambasadori i Türkiye-s në Kosovë, Çağrı Sakar, tha se prezenca e KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999 ka qenë mjaft e rëndësishme dhe këtu kanë kontribuuar edhe ushtarët turq që nga fillimi.

“Do të doja ta nderoja dhe ta kujtoja për këtë sakrificën e tij. Ushtari Hüseyin Kultu do të vlerësohet gjithmonë si një kontribuues i madh në shërbimin e KFOR-it, si një anëtar udhëheqës në NATO duke qëndruar plotësisht për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi Sakar.

Reklama
Reklama

Kultu lindi në vitin 1963 në Eskişehir të Türkiye-s. Pasi u diplomua si rreshter shtabi nga Komanda e Shkollave Teknike të Forcave Ajrore Turke në vitin 1982, ai shërbeu në bazat kryesore të avionëve gjatë periudhës 1982 dhe 1994.

Më 7 korrik 1999 ai u caktua në Task Forcën e KFOR-it si shef i ekipit për asgjësimin e mjeteve shpërthyese në Dragash të rajonit të Prizrenit, ku më 22 shtator 1999 pas shpërthimit të një mortaje të luftës, derisa përpiqej ta çaktivizonte atë, ra dëshmor.

Kutlu ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Familja e tij jeton në Eskişehir.