Shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, dhe që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, nga 13 janari e deri më 21 janar do të mund të aplikojnë përmes postës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.
Kjo vlen edhe për shtetasit e Kosovës, të përkatësisë etnike serbe, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, përmes një deklarate për Radion Evropa e Lirë ka sqaruar që të ashtuquajturat pako të votimit duhet të arrijnë në kutinë postare të KQZ-së deri më 12 shkurt.
“Pra, duke filluar nga 2 shkurti deri më 12 shkurt është periudha e votimit përmes postës dhe kjo vlen për të gjithë votuesit, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, theksoi Elezi.
Ai ka shtuar që KQZ-ja ka bërë të ditura detajet në faqen e saj të internetit për mënyrën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, qoftë përmes kutisë postare, faksit të KQZ-së apo përmes adresës elektronike të shërbimit votues të KQZ-së.
Siç ka njoftuar edhe më parë KQZ-ja, aplikuesi përmes një adrese elektronike mund të kërkojë që përveç vetes, t’i lajmërojë për regjistrim edhe anëtarët e familjes së ngushtë, me të njëjtin mbiemër.
Siç thuhet në udhëzimin e KQZ-së, në formularin e aplikimit për regjistrim, aplikuesi duhet ta shkruajë numrin e tij të telefonit dhe se aplikacioni do të verifikohet me tri thirrje në atë numër.
“Në rast se aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë kërkesa e tij do të refuzohet”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.
Smakiqi: Votat nga Serbia bëhen përmes tranzitit në postën e Maqedonisë së Veriut
Por, për qytetarët serbë që jetojnë në Serbi dhe që kanë të drejtë vote në Kosovë, mbetet sfidë fakti sesi do t’i dërgojnë aplikimet e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, si dhe dërgimi i votave të tyre.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, një numër i caktuar i votave që kishin ardhur nga Serbia në Kosovë, ishin shpallur të pavlefshme, sepse nuk ishin arritur përmes rrugës postare, ndërkaq që disa prej tyre kishin qenë edhe objekt i kontrollimit.
Posta e Kosovës dhe Posta e Serbisë nuk kanë ndonjë marrëveshje për qarkullimin e dërgesave.
Këtë e konfirmon ushtruesi i detyrës së drejtorit të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi.
Ai ka thënë për Radion Evropa e Lirë se megjithatë, qytetarët serbë të Kosovës, që jetojnë në Serbi dhe që kanë të drejtën e votës në Kosovë, mund t’i dërgojnë votat e tyre, në të njëjtën mënyrë sikurse edhe në zgedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2019, përmes tranzitit në Postën e Maqedonisë së Veriut. Më këtë të fundit, Posta e Kosovës ka marrëveshje, e cila është ende në fuqi.
“Meqenëse edhe Ligji i Republikës së Kosovës për zgjedhje siguron që votimi mund të bëhet përmes postës, qytetarët e Kosovës, që janë shtetas me të drejtë vote në Kosovë dhe që jetojnë në Republikën e Serbisë, mund të përdorin mënyrën e njëjtë sikurse që e kanë përdorur qytetarët në vitin 2019 dhe të votojnë në mënyrë të rregullt. Ne i kemi tranzitet në Postën e Maqedonisë së Veriut. Në qoftë se i dërgojnë edhe përmes Postës në Malin e Zi, ne e kemi marrëveshjen edhe me ta për trafikun ndërkombëtar dhe ato pastaj pranohen në mënyrë të rregullt”, ka thënë Smakiqi.
Megjithatë ai ka përkujtuar se në rast se votat nuk dërgohen në këtë mënyrë, atëherë ato, njëjtë sikurse në vitin 2019, do të konsiderohen jo të rregullta dhe të pavlefshme.
Ish-drejtori i Postës në Kosovë, e cila funksiononte sipas sistemit të Serbisë, Rangjel Nojkiq, po ashtu ka theksuar se fletëvotimet nga Serbia, nuk mund të arrijnë drejtpërdrejt në Postën e Kosovës, për shkak se bashkëpunimi ndërmjet postave të të dyja vendeve nuk ekziston.
“Ka qenë praktikë që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të merrte fletëvotimet dhe ato i dërgonte drejtpërdrejt në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo në Postën e Kosovës e më pas në KQZ”, ka theksuar Nojkiq.
Megjithatë ai ka shprehur mendimin se procesi i transferimit të votave të qytetarëve të Serbisë në Kosovë nuk është i kontestueshëm aq shumë sa është “ajo që ndodh brenda Postës së Serbisë, gjatë votimit”.
“Kjo është e diskutueshme, është problematike. Ky votim gjithmonë ka qenë i diskutueshëm dhe me pikëpyetje dhe mendoj që kushtet lidhur me këtë çështje nuk e kanë përmirësuar votimin transparent dhe as të rregullt”, ka vlerësuar Nojkiq.
Praktikat dhe problemet e mëhershme
Në vitet e mëhershme, misioni i OSBE-së në Kosovë i ndihmonte KQZ-së për zbatimin e zgjedhjeve, duke ofruar këshilla të natyrës teknike , gjegjësisht, ka pasur rolin e ndërmjetësuesit.
Askush nga ky mision nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a do të ndërmjetësojë këtë herë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura në tetor të vitit 2019, pakon me zarfet, në të cilat ishin mbi 3 mijë e 500 fletvotime nga Serbia, i kishte sjell në postën e Prishtinës zyrtari i Serbisë për ndërlidhje me Kosovën, Dejan Paviçeviq.
Megjithatë, ato vota janë anuluar, sepse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë konfirmoi se ato nuk kishin ardhur përmes rrugës postare, por i janë dorëzuar postës në Kosovë, gjë që është në kundërshtim me rregullat zgjedhore të votimit jashtë Kosovës.
Zyrtari për ndërlidhje me Kosovën i Serbisë, Dejan Paviçeviq nuk ishte i qasshëm për të marrë një deklaratë nga ai, lidhur me sjelljen e fletëvotimeve në KQZ.
Para se të shpalleshin të pavlefshme votat e ardhura nga Serbia, në vitin 2019, ato ishin edhe nën hetim, për shkak se zyrtarët e KQZ-së, gjatë procesit të verifikimit dhe kontaktit me zarfet e ardhura nga Serbia, përfunduan në spital për shkak të reaksionit alergjik ndaj një substance, e cila gjendej në përbërjen e zarfeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kishte konfirmuar që në zarfe nuk ka pasur shkaktarë infektues, ndërkaq që prokuroria atëherë kishte nisur hetimin dhe kishte deklaruar se disa mostra të zarfeve janë dërguar për analizë laboratorike.
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ka ardhur pas konfirmimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës se qeveria në krye me Avdullah Hotin nuk është e ligjshme për shkak se vota e deputetit Etem Arifi është e pavlefshme, marrë parasysh që gjatë kohës kur ishte bërë votimi, ai ishte i dënuar me 1 vjet e tre muaj burg për shkak të keqpërdorimit të subvencioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Lukarevska: Rezultatet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta, do të kemi përsëritje të atyre të mëparshme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia