LAJMI I FUNDIT:

Përgjigje që do t’ju befasojnë: Çfarë i ndodh organizmit kur nga ushqimi eliminoni produktet e qumështit!

Përgjigje që do t’ju befasojnë: Çfarë i ndodh organizmit kur nga ushqimi eliminoni produktet e qumështit!

Produktet e qumështit janë të pasura me materie ushqyese dhe të domosdoshme për organizmin, mirëpo një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht

Nëse ky grup artikujsh eliminohet nga ushqimi, ai patjetër duhet të plotësohet me disa artikuj të tjerë, transmeton Telegrafi.


Lakra me gjethe dhe patatja e ëmbël janë burim i shkëlqyeshëm i kalciumit, frutat arrore dhe soja e gjelbër përmbajnë sasi të dukshme magnezi, ndërkaq lakrat turshi janë të pasura me probiotikë.

Nëse eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, do t’i vëreni këto ndryshime:

Nuk do të keni probleme me stomakun, si p.sh. dhembje, fryrje dhe gazra

Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkaktohen dhembje dhe fryrje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.

Do të humbni disa kilogramë

Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit. Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Tretja do të punojë për mrekulli

Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje dhe çon deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk. Kur do të ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.

Zorrë më të shëndetshme dhe përgjithësisht ndjenjë më e mirë

Produktet e qumështit te personat e ndjeshëm shkaktojnë përflakje në traktin gastrointestinal, gjë që mund të shkaktojë lodhje, irritim lukthi dhe krupë. Eliminimi i produkteve të qumështit ndihmon në përtëritjen e baktereve të shëndetshme.

Lëkurë më të shëndetshme dhe më të pastër

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë në formë pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori