E plotësuar-Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është biseduar për gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejtë që është e mundur. Mirëpo, kryeministri serb, Ivica Dacic ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele pa qenë i sigurt se kush do t'i zëvendësojë ato.
Pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, të ndërmjetësuar nga baronesha Catherine Ashton, Dacic ka bërë të ditur se, në takim është diskutuar edhe për modalitetet e funksionimit e institucioneve në veri.
“Kur flasim edhe për konstituim të institucioneve, flasim për sundim të ligjit, në fakt ata flasin, ndërsa ne themi se nuk kemi struktura paralele. Flasim edhe për arsimin dhe financimin e tyre”, është shprehur Dacic.
Kryeministri serb, ka thënë se transformimi i institucioneve paralele në serbi do të ndodhë vetëm pasi të bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësoj ato.
“Ne, sigurisht, se nuk do t’i largojmë institucionet tona nga Kosova përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Dacic.
Ai ka shprehur të njëjtin opinion me homolgun e tij, kryeministrin e Thaçi se, janë pajtuar për krijimin e grupeve të ekspertëve për gjetjen e formave të zëvendësimit të këtyre institucioneve paralele. /Telegrafi/
————————————————-
Ka përfunduar dita e dytë e rrethit të pestë të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë me dije se tani grupet profesionale do të qartësojnë më mirë dhe në detaje çështjet të cilat janë diskutuar.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi ka qenë në frymë konstruktive.
“Mund të them se ka qenë edhe sot një takim në frymën konstruktive në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme duke respektuar kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, në gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e situatës në veri të Kosovës, për shpërbërjen e strukturave të sigurisë sa më shpejtë që është e mundur, për rend dhe ligj që të funksionojë sistemi i drejtësisë në kuadër të legjislacioni kosovar. Në të njëjtën kohë për domosdoshmërinë e organizimit të zgjedhjeve të lira edhe në katër komunat në veri brenda këtij viti”, ka thënë Thaçi, transmeton Rel.
Ai ka paralajmëruar takime të grupeve të ndryshme për të diskutuar detajet.
“Mund të them se në ditët e ardhshme do të takohen grupet profesionale që t’i qartësojnë më mirë dhe në detaje të gjitha këto gjëra, për t’u takuar sërish në nivel të kryeministrave më datën 4 mars. Dua të theksoj se është një frymë e mirë për të lëvizur drejt përmbylljes apo zgjidhjes së të gjitha problemeve që janë grumbulluar në atë pjesë të Kosovës tash e 13 vjet”, u shpreh kryeministri Thaçi, i cili në dha sqarime në pyetjen e një gazetari nëse është arritur marrëveshje për shpërbërjen e strukturave paralele
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se strukturat paralele të Serbisë duhet të shpërbëhen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo do të ndodhë. Strukturat e sigurisë do të shpërbëhen, ndërsa do të gjejmë forma dhe mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë, shërbyesve civilë që të adaptohen apo që të transformohen”, tha Thaçi. /Telegrafi/
———————————————–
Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, thuhet se të dy kryeministrat kanë zhvilluar takime të martën dhe të mërkurën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve dhe se "kanë zhvilluar diskutime të thella".
“Ata janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime dhe do të kthehen më 4 mars në Bruksel për takimin e radhës”, citohet të ketë thënë baronesha Ashton, duke shtuar se "kryeministrat janë të kënaqur me përparimin thelbësor që kanë arritur, ashtu sikurse edhe unë".
Këtu edhe përfundon deklarata e zonjës Ashton. Nuk ka ende informacione se për çfarë përparimesh bëhet fjalë saktësisht.
Sipas burimeve nga Brukseli, takimi i dy kryeministrave ka kaluar në atmosferë të mirë dhe konstruktive, por, megjithatë, deklarata zyrtare për rrjedhën e tij nuk janë bërë publike, transmeton Rel.
“Ne tani jemi duke diskutuar për çështje të vështira, siç është veriu i Kosovës, andaj është e qartë se duhen shumë konsultime dhe sqarime të hollësive, sepse kjo nuk është temë e lehtë”, kanë thënë burimet e BE-së.
Kryeministri i Kosovës ka takuar edhe dy krerët e institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian: kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
Në të dyja këto takime, liderët e BE-së kanë shfaqur shpresën se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të jenë konstruktive në dialog.
Ata kanë thënë se rezultatet e këtij procesi do të jenë esenciale për përparimin e Prishtinës dhe të Beogradit në procesin e integrimit evropian.
Për më tepër, Barroso e ka quajtur këtë javë kyçe për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert