Site icon Telegrafi

Përfundoi vlerësimi i 3500 shtëpive të përmbytura në rajonin e Shkupit

Deri tani janë vizituar 3500 shtëpi në rajonet e përmbytura, ndërsa 15 ekipe për vlerësim të mbjelljeve bujqësore kanë vizituar deri tani 800 parcela tokë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Emil Dimitriev gjatë vizitës së tij në Creshevë, duke premtuar kompenzim të dëmeve.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Ai paralajmëroi se së shpejti do të fillojnë vlerësimi i automobilave dhe makinave bujqësore. Këtë vlerësim do ta bëj një komision i caktuar për këtë çështje. Gjithashtu, kryeministri bëri të ditur se analiza e tokës bujqësore do të bëhet falas./Telegrafi/

Exit mobile version