LAJMI I FUNDIT:

Përfito dije dhe shkollim superior FALAS për dizajn të enterierit në Akademinë Evolucion

Përfito dije dhe shkollim superior FALAS për dizajn të enterierit në Akademinë Evolucion

Përzgjedhja e studimeve është një prej vendimeve më të rëndësishme jetësore për secilin individ. Është një prej atyre vendimeve që janë qenësore në formësimin e karrierës dhe jetës profesionale – suksesit, integrimit, kontributit dhe rezultateve.

Duke e vlerësuar këtë fakt, ne në Dizajnin e Enterierit pranë Akademisë EVOLUCION, jemi kujdesur që përpos përpilimit të programit studimor kualitativ dhe angazhimit të stafit akademik superior, t’ju motivojmë edhe më tepër për t’u bërë pjese e jona, duke ju ofruar  3 BURSA STUDIMORE të plota, për studentët aspirant më të mirë, te cilët do të ruajnë notën mesatare mbi 9.0 gjatë studimeve.

E tëra çka duhet të bëni, është ta admironi me të vërtetë profesionin e Dizajnit të Enterierit, të synoni të bëheni pjesë e çmuar e komunitetit profesional të kësaj fushe, dhe të dorëzoni dokumentet e nevojshme për aplikim:

– Dokumenti i identifikimit

– Certifikatat e notave të shkollimit të mesëm

– Rezultatin e testit kombëtar

– Letër motivuese

– Referencat dhe vërtetimet për aktivitete ekstrakurrikulare (opsionale)

– Bursat e ofruara, nënkuptojnë pagesën e shumës së plotë të studimeve 100%.

– Bursat i fitojnë 3 aplikantët më të suksesshëm në aplikim.

Ju presim në Akademinë EVOLUCION, ku do të transformoheni në profesionistë të Dizajnit të Enterierit.

Artikull i sponzorizuar