Vitamina C njihet gjerësisht për benefitet që ofron organizmit. Për shumicën e njerëzve kur përmendet vitamina C mendja u shkon tek përkrahja imunitare që ajo ofron. Kjo është pritshme meqë vitamina C është esenciale për mbështetjen e sistemit mbrojtës të organizmit, por ofron edhe shumë benefite të tjera.
Vitamina C vepron si antioksidant i fuqishëm që e promovon shëndetin kardiovaskular, mbështet formimin e kolagjenit dhe L-karnitinës, sikurse edhe disa nga neurotransmetuesit. Vitamina C gjithashtu është e përfshirë në metabolizmin e proteinave sikurse ndihmon edhe në absorbimin e hekurit, shëndetin e lëkurës, për dobësim etj.
PËRFITIMET NGA VITAMINA C
– Vitamina C si Antioksidant: Vitamina C ofron mbështetje të rëndësishme antioksidative duke ndihmuar kështu në mbrojtje të qelizave nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Gjithashtu regjeneron antioksidantët tjerë në organizëm.
– Vitamina C për shëndetin e zemrës: studimet sygjerojnë se konsumimi i vitaminës C ndihmon në shëndetin kardiovaskular, kryesisht për shkak të rrolit të sajë si antioksidant.
– Përfitimet nga Vitamina C për humbje në peshë: Njerëzit me nivele adekuate të Vitaminës C oksidojnë 30% më shumë yndyrna gjatë ushtrimeve të moderuara sesa njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës C. Gjithashtu egziston edhe një ndërlidhje mes niveleve të vitaminës C dhe masës trupore. Disa hulumtues besojnë se nivelet e ulëta të vitaminës C mund të ndikojnë në rezistencën e organizmit ndaj humbjës së peshës
– Përfitimet nga Vitamina C për lëkurën: Marrja e sasive të larta të vitaminës C mund të ndërlidhet me efektet kundër plakjes, përfshirë zvogëlimin e paraqitjes së rrudhave dhe zvogëlimin e tharjes së lëkurës. Këto përfitime pjesërisht mund ti atribuohen rolit të vitaminës C në sintezën e shëndetshme të kolagjenit.
– Vitamina C dhe L-Karnitina: L-Karnitina është amino acid që luan rol në prodhimine e energjisë. Organizmi ynë e prodhon në mënyrë të natyrshme, por nivelet e ulëta të Vitaminës C janë të ndërlidhura me prodhimin e ulët të këtij amino acidi të rëndësishëm.
– Vitamina C dhe neurotransmetuesit: Vitamina C është e nevojshmë për organizmin për të kryer reaksionin enzimatik që i sintetizon neurotransmetuesit norepinephrine nga dopamine, dhe nivelet e ulëta të vitaminës C mund të rrisin cenueshmërinë e indeve nga radikalet e lira dhe efektet e dëmeve oksidative.
– Vitamina C dhe metabolizmi i proteinave: Vitamina C luan rol në zbërthimin e proteinave në organizëm.
Cili lloj i vitaminës C është më i miri?
Duke pasur parasysh përfitimet e shumta nga vitamina C, nuk është befasuese që suplementet e vitaminës C janë shumë të popullarizuara. Por nëse keni bërë krahasim mes suplementeve të vitaminës C me siguri keni vënë re se ekzistojnë forma të ndryshme të suplementeve të vitaminës C, dhe ju mund ta pyesni veten se cila formë e vitaminës C është më e mira. Zgjedhja e suplementit më të mirë shpesh varet nga biodisponueshmëria, që do të thotë sa nutrient ju merrni dhe sa nga ta organizmi juaj në fakt e absorbon. Pra cila formë e vitaminës C absorbohet më së miri?
Lloji i vitaminës C i cili përdoret më shumë në suplemente është acidi ascorbic, i cili e ka biodisponueshmërinë e barabartë me vitaminën C të natyrshme që gjendet në ushqime si lëngu i portokallit ose brokoli.
Llojet tjera të vitaminës C përfshijnë:
• sodium ascorbate
• calcium ascorbate
• mineral ascorbates
• ascorbic acid me bioflavonoide
• kombinime të vitaminës C që përmbajnë forma të ndryshme të kësaj vitamine
Suplementet tona më të mira të vitaminës C
Swanson Vitamin C me Rose Hips
Burim potent i vitaminës C me rose hips e pasur me bioflavonoide të cilat promovojnë apsorbimin e vitaminës C si dhe rrisin efektin si antioksidant. Çdo kapsulë përmbanë vitamin C 1000 mg dhe 15 mg ekstrat të rose hips.
Swanson Super Stress Vitamin B-Complex with Vitamin C
Kombinim i grupit të vitaminave B me vitamin C për të kompensuar vlerat ushqyese që humbin gjatë situatave nën stress. Paketimi ka 100 kapsula ku një kapsulë përmbanë 500 mg vitamin C dhe doza të larta të grupit të vitaminave B.
Swanson Premium Vitamin C Cream
Një antioksidant i fuqishëm, Vitamina C krem ofron mbrojtje superiore nga shenjat e plakjes, ndërsa luan gjithashtu një rol në formimin e kolagjenit për të mbajtur lëkurën tuaj të fortë dhe të bukur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi