LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet nga Resveratroli

Përfitimet nga Resveratroli

Kur dëgjoni diçka që duket shumë e mire për të qenë e vërtetë, sikurse p.sh. njëra nga pijet që ju ofron kënaqësi (vera) mund të jetë e shëndetshme mund t’ju duket edhe si jo e vërtetë. Por çka nëse kjo është e vërtetë?

Në rastin e resveratrolit mund të duket edhe vetëm si arsyetim për të pirë verë edhe pse vera nuk është i vetmi ushqim nga ku mund ta merrni atë. Hulumtimet në botë po bëhen me qëllim të gjetjes së ushqimeve që përmbajnë sasi të larta të resveratrolit ose suplemente të resveratrolit për shkak të përfitimeve shëndetësore që ofrojnë. Ky antioksidant natyror mund të jetë posaçërisht i dobishëm për shëndetin e zemrës. Resveratroli më së miri njihet për potencialin e tij kundër plakjes për shkak të përfitimeve që ofron për lëkurën dhe për shëndetin në përgjithësi.

Çka është Resveratroli?

Resveratroli është përbërës polifenolik natyror i cili gjendet në disa bimë dhe manaferra me ngjyrë të errët. Më shumë se 70 loje të bimëve janë identifikuar si burime të resveratrolit edhe pse jo të gjitha janë të ngrënshme. Hulumtuesit mendojnë se përmbajtja e resveratrolit në bimë ka për qëllim që ti mbrojë ato nga sëmundjet kërpudhore dhe sulmuesit e tjerë dhe potencialisht ti ruajë bimët gjatë periudhave të thatësirës ose mungesës së ushqimit. Disa bimë prodhojnë resveratrol si përgjigje ndaj stresit, rrezatimit UV dhe rreziqeve tjera potenciale. Resveratroli ka qenë subjekt i testimeve të shumta në njerëz me qëllim të përcaktimit të ndikimit të tij në shëndet.

A është Resveratroli i mirë për ju?

Studimet kanë treguar se resveratroli është njëri nga përbërësit kryesor antioksidues në verën e kuqe që e ndërlidh pirjen e verës së kuqe me përfitimet potenciale kardiovaskulare që e bejnë atë kontribues të “Paradoksit Francez”. Edhe përkundër dietës me përmbajtje të lartë yndyrore njerëzit në Francë kanë me pak brenga kardiovaskulare sesa Amerikanët që hanë ushqime të yndyrshme. Hulumtimet tregojnë se Francezët pinë më shumë verë të kuqe e cila përmban resveratrol dhe besojnë se ky mund të jetë faktori kontribues.

Resveratroli për përfitime kundër plakjes dhe lëkurë të shëndetshme

Përftimet anti-oksiduese që i ofron resveratroli mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Resveratroli gjithashtu mund ta mbrojë lëkurën nga plakja dhe mund të ndikojë në enzimet e njohura si sirtuins të cilat janë të përfshira në procesin kundër plakjes. Resveratroli është përbërës i zakonshëm i kremave për lëkurë mu për shkak të potencialit që e ka kundër plakjes.

Resveratroli për indet kardiovaskulare dhe shëndetin e gjakut

Hulumtimet tregojnë se resveratroli mund të ndihmoj në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ta ndihmoj nivelin e shëndetshëm të lipideve të gjakut dhe metabolizmin e lipideve. Resveratroli ka efekte unike dhe të thella mbrojtëse edhe në indet kardiovaskulare. Kështu që mund ta ndihmoj edhe shëndetin e zemrës. Një lloj çaji i pasur me resveratrol është përdorur në shtetet Aziatike për shëndetin e zemrës. Quhet çaj Itadori që d.m.th. çaj ‘I mirëqenies” .

Burimet e Resveratrol-it

Burimet e rëndomta të resveratrolit përfshijnë lëkurën e rrushit të kuq, kikirikit, boronicat, boronicat e kuqe, sojën, kakaon, çokoladën e zezë, fistekët, manat dhe Polygonum cuspidatum (Japanese knotweed), e cila rregullisht përdoret në suplementet e resveratrolit për shkak të përmbajtjes së lartë të resveratrolit. Ka edhe bimë jo-ngënëse që përmbajnë resveratrol sikurse disa lloje të barishteve, lëvoret e pishës dhe zambakët.

Nivelet e resveratrolit në ushqime ndikohen nga metodat bujqësore dhe të kultivimit sikurse edhe nga kushtet ambientale. Këto janë sasitë e resveratrolit në disa ushqime të rëndomta

– Kikirikit: 1 gotë (146 g) përmban 0.01 – 0.26 mg resveratrol

– Kikirikit e zier: 1 gotë (180 g) përmban 0.32 – 1.28 mg resveratrol

– Gjalpi i kikirikit : 1 gotë (258 g) përmban 0.04 – 0.13 mg resveratrol

– Rrushi i kuq: 1 gotë (160 g) përmban 0.24 – 1.25 mg resveratrol

– Çokolata e zezë: afërsisht 0.4 mg resveratrol për 1 kg çokoladë e zezë

– Boronica e kuqe: 0.5 – 0.8 mg resveratrol për 1 kg of boronica të kuqe dhe deri 1 mg për 1 litër të lëngut të boronicës së kuqe

– Boronicat: 0.3 mg resveratrol për 1 kg boronice dhe deri 16 mg për litër në lëngun e boronicës

Resveratrol në verë të kuqe

Me verën e kuqe si njërën nga burimet më të pasura të resveratrolit është e natyrshme ta pyesim veten nëse ka ndryshim të niveleve të resveratrolit nga njëra verë te tjetra. Sikurse edhe në burimet tjera përmbajtja e resveratrolit në verë varet nga faktorë të ndryshëm përfshirë klimën ku rritet rrushi, ekspozimi ndaj rrezeve UV, varieteti i rrushit, dhe teknologjia e përdorur për prodhimin e verës. Mund të ndryshojë edhe nga viti në vit.

Cila verë përmban më së shumti Resveratrol

Në vitin 1998 Universiteti Cornell ka studiuar 100 lloje të verërave nga SHBA-të dhe shtetet tjera dhe ka zbuluar se vera e kuqe e New York-ut ka përmbajtje më të lartë të resveratrolit sesa verërat tjera të rajoneve tjera nga e gjithë bota. Vera Piot Noir nga New York-u ka pasur përmbajtjen më të lartë të resveratrolit. Përmbajtje e lartë të resveratrolit në verën e New Yorkut hulumtimet ja atribojnë klimës së lagësht që e bën rrushin të prodhoj më shumë resveratrol për ta luftuar mykun.

Një studim tjetër i zhvilluar me 2007 ka regjistruar sasitë  mëposhtme të resveratrolit për gotë 150 ml të llojeve të ndryshme të verës.

– Pinot Noir – 0.5 mg

– Merlot – 0.4 mg

– Zweigelt – 0.3 mg

– Shiraz – 0.3 mg

– Cabernet Sauvignon – 0.2 mg

– Vera e kuqe mesatarisht (globale) – 0.3 mg

Suplementet Resveratrol

Suplementet resveratrol janë mënyrë e përshtatshme për të marrë resveratrol çdo ditë. Nuk ka ndonjë doze të rekomanduar ditore të resveratrolit por suplementet e resveratrolit zakonisht merren në doza 250-500 mg në ditë. Supelementet resveratrol të Swanson kombinojnë ekstrakte të verës së kuqe me fara rrushi dhe resveratrol nga Polygonum cuspidatum (Japanese knotweed) për një përzierje potente të antioksidantëve.

Swanson Ultra – Reservatrol – Higher Potency – 250 mg Resveratrol nga Polygonum cuspidatum

Efektet anësore të resveratrol

Studimet e zhvilluara deri me tani nuk kanë raportuar për ndonjë efekt anësor serioz nga marrja e resveratrolit edhe kur janë përdorur doza të mëdha gjatë hulumtimeve.

Benefitet e Resveratrol

Shumë nga përfitimet potenciale shëndetësore të resveratrolit janë akoma në studim e sipër por ka marrë shumë vëmendje për shkak të aftësive kundër plakjes dhe përfitime mbrojtëse për shëndetin. Edhe pse resveratroli mund të moj jetë përgjigja e të gjitha problemeve kundër plakjes dhe jetëgjatësisë, mund të luajë një rol të rëndësishëm. Përtej paradoksit francez studimet tregojnë se njerëzit që pine verë jetojnë me gjatë. Kjo nuk duhet të jetë arsyetim për ta tepruar me pirjen e verës por mund të jetë shtytje për të zgjedhur verën e kuqe në krahasim me pijet tjera alkoolike ose për të zgjedhur pije jo-alkoolike që përmbajnë resveratrol si p.sh. lëngun e boronicës së kuqe. Gjithashtu mund t’i shmangni kaloritë e tepërta dhe të provoni suplementet e resveratrolit për të mirën e shëndetit tuaj.

Porosit online këtu: vitamer-ks.com/product/resveratrol-higher-potency/

Artikull i sponzorizuar