Sipas studimit, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit. Por, këto janë vetëm përfitimet direkte, raporton Top Channel.

Studimi vë në dukje se ndërtimi do të ketë efekte zinxhir në krijimin e bizneseve të reja, që do përfshihen në aktivitete e lidhura me këtë industri. Kjo, sipas tyre, do të rrisë prodhimin kombëtar edhe me 110 milionë euro të tjera shtesë, duke krijuar edhe 3900 vende të reja pune. /Telegrafi/