Përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë janë e kaluar janë takuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar për mundësinë e shkëmbimit të burgosurve, por edhe rivendosjen e eksportit të amoniakut rus në Afrikë dhe Azi përmes tubacionit ukrainas, raporton Reuters.

Burimet thonë se takimi është ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pa pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara, e cila normalisht luan një rol të madh në negociata të tilla, transmeton Telegrafi.

Amoniaku që eksporton Rusia, përdoret për prodhimin e plehrave. Qëllimi i këtyre negociatave është të zgjidhen çështjet e mbetura të kontestuara rreth eksporteve, pasi marrëveshja për eksportet e drithit u zgjat javën e kaluar.

Reklama

Më 17 nëntor, përfaqësuesit rusë dhe ukrainas udhëtuan në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, për të diskutuar për eksportet ruse të amoniakut në këmbim të lirimit të një numri të madh të burgosurish.

Reklama

Nuk dihet se cilat ishin përfundimet e takimit, ndërsa ambasadori ukrainas në Turqi, Vasil Bodnar, tha për Reuters: “Lirimi i robërve tanë të luftës është një nga kushtet për lejen ruse të eksportit të amoniakut”.

Ai shtoi se nuk dinte asgjë për takimin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në anën tjetër, Putin tha dje se zyrtarët rusë po punojnë për zhbllokimin e plehut rus që ndodhet aktualisht në portet evropiane, por edhe për të nisur sërish eksportin e amoniakut.

Reklama

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme ruse dhe ukrainase, nuk iu përgjigjën kërkesës së Reuters për koment.

Eksporti i amoniakut rus do të bëhej përmes tubacionit ukrainas për në Detin e Zi. Deri në 2.5 milion tonelata gaz amoniak në vit, mund të kalojë përmes këtij tubacioni nga Rusia në portin ukrainas të Detit të Zi, por ai u mbyll pas fillimit të pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. Eksportet e amoniakut nuk ishin pjesë e marrëveshjes së Kombeve të Bashkuara për korridoret e eksportit të grurit.

Reklama

Javën e kaluar, Rebeca Grynspan, Sekretarja e Përgjithshme e agjencisë së OKB-së UNCTAD, e cila udhëhoqi negociatat për eksportin e plehrave, tha se mendon që Rusia dhe Ukraina do të ishin në gjendje të bien dakord për eksportet e mëtejshme të amoniakut.

Reklama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi më parë kushtet që Rusia duhet të plotësojë përpara se të lejohet të eksportojë amoniak përmes tubacionit ukrainas.

Ndër këto kushte ishte shkëmbimi i të burgosurve dhe rihapja e portit të Mikolaivit në Detin e Zi. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë shpallur ende numrin zyrtar të të burgosurve që kanë mbajtur që nga fillimi i pushtimit. Më 28 tetor, Zelensky tha se Rusia kishte liruar gjithsej 1,031 të burgosur ukrainas që nga marsi.

Reklama

E Abu Dhabi po merr një rol në këto negociata të ngjashme me atë të Arabisë Saudite, e cila shënoi një fitore diplomatike në shtator, duke siguruar lirinë e luftëtarëve të huaj të kapur në Ukrainë.

Reklama

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë anëtarë të aleancës së naftës OPEC+, anëtare e së cilës është edhe Rusia. Ata mbetën në marrëdhënie të mira me Moskën, pavarësisht presionit nga Perëndimi për të izoluar Rusinë për shkak të siç u referohen rusët “operacionit të saj special ushtarak”. /Telegrafi/