Përdorni suplemente të vitaminës D? Nëse nuk jeni konsultuar me një mjek, ndaloni menjëherë!

Mund të bëni dëme të mëdha dhe të pakthyeshme
Shumë studime kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes
Disa studime të tjera kanë zbuluar se simptomat e lodhjes janë përmirësuar ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D në pacientët u normalizuan me suplemente, transmeton Telegrafi.
Suplementi ushqimor i rekomanduar (RDA) për shumicën e të rriturve është rreth 600 njësi ndërkombëtare (IU).
Por, disa ushqime siç janë: të verdhat e vezëve, peshku i yndyrshëm, mishi i kuq dhe drithërat e pasuruara janë të pasura me këto lëndë ushqyese, pa e përmendur diellin.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të merrni asnjë suplement të vitaminës D për të korrigjuar mungesën e mundshme.
“Marrja e suplementit të vitaminës D pa këshillën e mjekut mund të jetë i rrezikshëm sepse është një vitaminë e tretshme në yndyrë. Kjo do të thotë se mund të arrijë nivele toksike në trup, sepse ruhet dhe nuk sekretohet si vitaminat e tretshme në ujë”, paralajmëron thotë dietologia Trista Best, shkruan EatThis.
Përdorimi i dozave të mëdha të vitaminës D nëpërmjet suplementeve ushqimore çon në çrregullime në metabolizmin e kalciumit dhe në simptomat e para të hipervitaminozës dhe shoqërohen me hiperkalcemi (lodhje, dispepsi, humbje peshe, anemi dhe madje edhe depresion).
Dozat e larta shkaktojnë depozitim shtesë të kalciumit në veshka dhe pankreas dhe, nëse merret në mbidozë, vitamina D konsiderohet si një nga vitaminat më toksike.
Simptomat e hipervitaminozës D shfaqen disa muaj pas marrjes së tepërt të vitaminës D. Në pothuajse çdo rast, një dietë e ulët në kalcium, ndërprerja e vitaminës D me kortikosteroide, mund të trajtohet hipervitaminoza D për disa muaj. Por dëmi i shkaktuar nga sasitë e tepërta të vitaminës D në veshka mund të jetë i pakthyeshëm.
Sëmundjet e veshkave – Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit në gjak dhe të rrisë rrezikun e aterosklerozës tek njerëzit me sëmundje të veshkave. Duhet të gjendet ekuilibri sepse osteodistrofia renale, një sëmundje e kockave që shfaqet kur veshkat nuk mund të mbajnë nivelet e kalciumit në trup, duhet të parandalohet. Nivelet e kalciumit në gjak duhet të monitorohen.
Nivele të larta të kalciumit në gjak, ateroskleroza – Kjo gjendje mund të përkeqësohet duke marrë vitaminë D.
Postmenopauza – Kombinimi i kalciumit dhe vitaminës D rrit rrezikun e gurëve në veshka tek gratë pas menopauzës.
Sarkoidoza – Vitamina D mund të rrisë nivelet e kalciumit te pacientët me sarkoidozë, gjë që mund të shkaktojë gurë në veshka.
Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku për të kontrolluar nivelin aktual të vitaminës D. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?