Gjithësejt tre qytetar serbë të Kosovës janë konfirmuar me COVID-19, një në jug dhe dy në veri derisa për trajtimin e mëtutjeshëm shëndetësor të tyre përkujdesen institucionet shëndetësore në Serbi. Kjo masë, sipas oficerit për lidhje të Serbisë në Prishtinë, Dejan Paviçeviq është në kuadër të një protokoli.
“Ajo çka mund të them është se ekziston protokoli për përkujdesje të të gjithë të sëmurëve nga Kosova dhe se askush nuk do të anashkalohet, ata dërgohen për trajtim të mëtujeshëm mjekësor në Nish, Kragujevc, Beograd, apo edhe në Novi Sad, varësisht nga rrethanat”, ka thënë Paviçeviq për mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës, transmeton Zëri.
E ndonëse janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe ndonëse veriu i vendit është pjesë e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ende nuk i ka përfshirë të sëmurët serbë me koronavirus në statistikat e të prekurve me pandeminë COVID-19.
Vetëm një portal serb në veri, “Kossev” ka shkruar,se numri i të infektuarëve me coronavirus në Kosovës ka arritur në 94, nga të cilët 3 janë nga mjediset me serbë.
Ndërkaq, Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajtës Zyrsë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thenë të dielën se coronavirusi ka prekur tre qytetarë serbë në Kosovës.
“Kur bëhet fjalë për mjediset serbe në Kosovës, tani ndodhemi në udhëkryq, ose do të ketë disciplinë të hekurt, ose do të përballemi edhe me një vatër të re të tmerrshme të epidemisë, në kohën kur njerëzit tanë jetojnë në kushte shumë më të vështira. Ne veprojmë sipas rekomandimeve të Qeverisë së Serbisë dhe përkujdesemi për qytetarët serbë”, ka thënë ai, duke shtuar se “Serbia ka marrë masa për të siguruar furnizimin e veriut të Kosovës dhe se ushqime dhe artikuj të tjerë të nevojshëm ka mjaftueshëm”.
Në anën tjetër, Shtabi i Krizës në Zveçan ka njoftuar se janë evidencuar 3 persona që kanë ardhur nga Perendimi dhe ato ndodhen në vetizolim, si dhe për 2 persona të tjerë të cilët kanë qenë në kontaktakt me personat që janë infektuar me coronavirus dhe të cilët ndodhen gjithashtu në vetizolim. Epidemiologu Aleksandër Antonijeviq, ka deklaruar të dielën se “sipas rekomandimit të Qeverisë së Serbisë, qytetarët që diagnostifikohen me coronavirus do të dërgohen për shërim në njërën nga klinikat në Serbinë Qendrore, Nish, Kragujevc, Beograd ose Nish.
“Ato janë qendrat që janë caktuar me protokolin që aktualisht është në fuqi për pacientet e Kosovës, derisa klinika zgjedhet në bazë të kapaciteteve ekzistuese”, ka thënë Antonijeviq.
Ai ka shtuar se gjatë ditës së diele presin rezultatin e testeve edhe për tre persona të tjerë, një nga Pasjani, një nga Graçanica dhe një nga Mitrovica e Veriut. Ai gjithashtu tha se pret edhe rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë për testimin masiv për COVID-19.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën