LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në histori, arabët faktorë për formimin e qeverisë në Izrael

Për herë të parë në histori, arabët faktorë për formimin e qeverisë në Izrael

Lista e Bashkuar Arabe (Ra’am) është shfaqur si një faktor surprizë pas zgjedhjeve të përgjithshme të javës së kaluar në Izrael.

Në një intervistë për Anadolu Agency, udhëheqësi i saj Mansour Abbas tha se partia e tij është e hapur për negociata me partitë e krahut të majtë dhe të djathtë rreth formimit të qeverisë së re izraelite.


“Opsionet tona janë të hapura dhe ne po negociojmë me të djathtët dhe të majtët”, tha Abbas.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 23 marsit, Lista e Bashkuar Arabe fitoi katër vende në Knesset (Parlamenti i Izraelit) me 120 anëtarë.

Kampi i kryeministrit Benjamin Netanyahu, i përbërë nga Likud dhe partitë aleate të krahut të djathtë, nuk arriti të fitonte 61 vendet në Knesset, aq sa nevojiten për të formuar qeverinë, duke fituar vetëm 52 vende.

Abbas tha se ai është i gatshëm të mbështesë një kandidat për kryeministër “në këmbim të” përmirësimit të kushteve të qytetarëve arabë dhe dhënies fund të padrejtësisë, margjinalizimit dhe përjashtimit kundër tyre”.

Abbas ishte udhëheqës i Lëvizjes Islame në Izrael, e cila u nda në dy blloqe në vitin 1996 si rezultat i vendimit nga lideri i saj Sheik Abdullah Nimr Darwish për të marrë pjesë në zgjedhjet e Izraelit.

Dega veriore e Lëvizjes Islame, e udhëhequr nga kreu i njohur Raed Salah, refuzoi çdo pjesëmarrje në zgjedhjet e Izraelit.

Ndryshe nga partitë e tjera arabe në Izrael, Abbas thotë se ai është i gatshëm të negociojë me partitë e mëdha izraelite në këmbim të zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet komuniteti arab.

“Vijat tona të kuqe janë të drejtat tona qofshin ato kombëtare apo civile”, tha Abbas. “Ne nuk negociojmë ose bëjmë kompromis për këto të drejta. Ne mund të mos jemi në gjendje t’i arrijmë të gjitha, por nuk do të heqim dorë nga to”, tha ai.

Mendimet e opinionit parashikuan që Lista e Bashkuar Arabe nuk do të sigurojë pragun e nevojshëm për të hyrë në Knesset.

Megjithatë, Abbas tha se ne “nuk u habitëm nga rezultatet pasiqë në zgjedhje hymë duke u bazuar në një lëvizje të qëllimshme”.

Abbas thotë se ai është ende i pavendosur se cilën parti do të mbështesë në lidhje me formimin e qeverisë në Izrael.

“Ne qëndrojmë në të njëjtën distancë nga dy kampet dhe ne jemi kampi i tretë”, tha ai.

Abbas gjithashtu konfirmoi se partia e tij “nuk do të lejojë një përsëritje të margjinalizimit të komunitetit arab”.

Dhënia fund e dhunës dhe krimeve kundër komunitetit arab dhe shkatërrimeve të shtëpi arabe janë pjesë e kërkesave të tij në këmbim të mbështetjes së tij për formimin e qeverisë.

“Gjithashtu është çështja e njerëzve tanë në Negev pasi atje ka rreth 100 mijë banorë që jetojnë në zona të pazhvilluara dhe të panjohura”, tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori