LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square

Për herë të parë në 114 vite, Viti i Ri nuk do të pritet në Times Square

Për herë të parë në 114 vite, Times Square i New Yorkut do t’i japë lamtumirën një viti pa njerëzit që zakonisht grumbullohen me rastin e Vitit të Ri, mes frikës se turmat mund të përhapin coronavirusin.

Kremtimi i Vitit të Ri në Times Square është ndër më të mëdhatë në botë, duke tërhequr zakonisht rreth një milion njerëz në rrugët e qendrës së Manhatanit dhe më shumë se një miliard njerëz pranë ekraneve televizive, raporton dailymail.

Por, këtë vit Times Square do të rrethohet nga policia më 31 dhjetor, ku organizatorët planifikojnënë një ngjarje virtuale të shkallëzuar dhe një aplikacion ku argëtuesit mund ta përcjellin ngjarjen nga largësia, transmeton Telegrafi.

The Times Square Alliance, e cila organizon ngjarjen, tha se vetëm një grup shumë i kufizuar i njerëzve do të lejohen të hyjnë në shesh, ku do të transmetojnë drejtpërdrejt ngjarjen.

“Do të ketë disa aktivitete të distancuara nga shoqëria në Times Square. Do të jetë një numër shumë i kufizuar i njerëzve në shesh dhe nuk do të ketë turma të publikut të gjerë”, tha Tim Tompkins, presidenti i The Times Square Alliance.

Jamestown, i cili zotëron One Times Square, ka ndërtuar një botë virtuale të Times Square dhe një aplikacion për të transmetuar rënien e Topit të Vitit të Ri. Aplikacioni do të lejojë njerëzit nga e gjithë bota të përjetojnë momentin madhështor.

Ndryshe, cilat ngjarje do të realizohen këtë vit ende nuk janë bërë të ditura. Shumë nga detajet dhe argëtimet e drejtpërdrejta që përbëjnë një pjesë të mirë të festës me orë të tëra, ende janë duke u përcaktuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori