Site icon Telegrafi

Një muaj paraburgim për nxënësin që sulmoi arsimtarin me sëpatë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit të miturit V. K, ndërsa të atit të tij A. K., masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji.

“I mituri V. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale sulmi nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa i pandehuri A. K. dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK – së.

I mituri V. K. së bashku me prindin e tij A. K. dyshohet se me datë 07.02.2017, në ambientet e shkollës kanë sulmuar me sëpatë mësimdhënësin Z. Rr., ku është dashur të marr ndihmën mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të mituri V. K., ndërsa për të pandehurin A. K. masa e arrestit shtëpiak.

Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Exit mobile version