Site icon Telegrafi

Për Elitën shkruajnë edhe mediat e rajonit: Bukuroshja nga Kosova që të rrëmben frymën (Foto)

Në rubrikën “Bukuroshet” të portalit boshnjak klix.ba zë vend edhe prezantuesja e njohur nga Kosova, Elita Rudi.

Elita Rudi është një prezantuese atraktive televizive e lindur më 28 korrik 1993 në qytetin e Gjakovës – kështu nis artikulli për të.

Në kohën e lirë, asaj më së shumti i pëlqen të udhëtojnë, ndërsa Hungaria, Shqipëria, Turqia, Shqipëria, Kroacia dhe Zvicra, janë disa prej vendeve që i ka vizituar – vazhdon shkrimi për Elitën.

Elita njihet edhe për bukurinë e saj (Instagram)

Bukuroshja zeshkane është e mahnitur në veçanti nga Dubrovniku dhe Spliti, ndërsa këtë vit i ka kaluar pushimet në Santorini.

Lexo po ashtu Elita dhe Gjiko me destinacion të ri për pushime (Foto)

Një pjesë të madhe të kohës e kalon në kuzhinë duke i përgatitur ëmbëlsira të ndryshme duke përfshirë ushqimin tradicional shqiptar.

Për format e prezantueses shkruajnë edhe mediat e rajonit (Instagram)

Falë formave që posedon, Elita padyshim se të rrëmben frymën – përfundon shkrimi për bukuroshen e shqiptare të ekranit.

Më poshtë jua sjellim fotografitë e prezantueses që i ka përzgjedhur ky portal. /Telegrafi/

Exit mobile version