Deputetja Alma Lama është bërë nervoz pse kjo e fundit iu ktheu përgjigje negative 55 deputetëve, në kërkesën që asnjëra nga gjinitë nuk mund të mos përfaqësohet më pak se 40 për qind në poste ministrore dhe zëvendësministrore ne Qeveri.

“Nuk është veprimi i parë i Kushtetueses qe merr një vendim analogjik dhe ky vendim është edhe ne kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo, duke quajtur këtë vendim jonjerëzor dhe politik.


Ky vendim është i papranueshëm edhe për deputeten e PDK-së, Blerta Deliu.

“Femrat në Kosovë përbëjnë gat 51 për qind të popullsisë dhe për ketë kemi pritur që ky vendim të jetë në favor tonë”, thotë ajo, duke rikujtuar se në nismën e tyre kishin pasur edhe përkrahjen e ndërkombëtareve.

Por, këto deputete nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq. Ato po zotohen që çështjen ta dërgojnë edhe në Komisionin e Venecias.

Ministret e vetme në Qeverinë e Kosovës janë Hikmete Bajrami që është përgjegjëse për Tregti dhe Industri, si dhe Edita Tahiri që si ministre pa portofol është ngarkuar me dialogun me Serbinë. /Telegrafi/