Brum i përshtatshëm për media e quan veten aktorja Teuta Krasniqi karshi lakimit të emrit të saj mbi jetën e saj private.
“Mediat kanë të drejtë të shkruajnë për jetën privatë të secilës fytyrë publike deri në një limit”, ka thënë Krasniqi në Rubikon të KTV-së, e që sipas saj, “limit kanë qenë përdorimi i fotove të vajzës për tërheqjen e vëmendjes mediale”.
“Asnjë njeri nuk martohet dhe nuk krijon familje me qëllimin që një ditë do të ndahet”, ka thënë aktorja, e cila muaj më parë ka filluar një lidhje të re pas shkurorëzimit me këngëtarin, Blero.
Gjithashtu aktorja ka pohuar se disa tone gjykuese, të cilat po përdoren nga disa media, kryesisht online, nuk qëndrojnë.