LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë iniciohen 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Për 24 orë iniciohen 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar 13 raste për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Prizren, Pejë, Malishevë.


Lexoni të plotë raportin e Policisë rreth rasteve për mosrespektim të dispozitave shëndetësore

Prishtinë 09.08.2020 – 4:07. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lart pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish. Rasti në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar  veturën të cilën kishin qenë katër të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Faik Konica, Prizren 09.08.2020 – 02:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën të cilën kishin qenë dy të dyshuari meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së RKS-së lidhur me virusin COVID-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 09.08.2020 – 03:50. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari nuk është intervistuar, pasi që ishte në gjendje të dehur dhe i njëjti do të mbahet në ndalim policore.

Fsh. Atmaxhe, Prizren 09.08.2020 – 15:45. Njësiti policor ka intervenuar në një aheng familjar ku kishte të mbledhur rreth pesëdhjetë persona duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, dasmorët janë shpërnda nga ahengu ndërsa ndaj organizatorit është iniciuar rasti si më lartë.

Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 09.08.2020 – 23:25. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar  është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti ka organizuar muzikë live në lokalin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë.

Pejë 09.08.2020 – 20:31. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti në hotelin e tij ka lejuar grumbull njerëzish rreth 50 persona duke mos respektuar vendimin e qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Labinot Krasniqi, Malishevë 09.08.2020 – 23:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori