Site icon Telegrafi

Për 24 orë, 33 të infektuar me coronavirus dhe 46 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 33 persona kanë rezultuar pozitiv në coronavirus, ndërsa 46 qytetarë kanë fituar betejën ndaj COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa nga 711  testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, shkruan Zemaj në Facebook.

Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri./Telegfrafi/

Exit mobile version