Ish-kapiteni i Anglisë, i cili mbusi 38 vjet më herët gjatë muajit, ka konfirmuar largimin e tij nga futbolli, pasi ndihmoi Paris Saint-Germain në fitimin e titullit të parë pas 19 vitesh.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të PSG-së për të bindur Becks që të mos largohet nga futbolli, ishte mesfushori ikonik anglez ai që ka vendosur të ndjekë hapat e një prej mentorëve të tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson, ku dhe e nisi karrierën më 7 dhjetor të vitit 1994.


Beckham fitoi katër tituj të kampionatit anglez, dy FA Cup dhe dy Liga të Kampionëve me Manchester Unitedin, ndërsa është votuar lojtari më i mirë i ri i vitit 1997.

Beckham debutoi në kombëtaren angleze në vitin 1996 dhe i shpëtoi kartonit të kuq të famshëm në Botërorin 1998, për t’u bërë një prej futbollistëve me më së shumti paraqitje për Tre Luanët – 115 gjithsej.

Beckham u largua nga Old Trafford për t’iu bashkuar Real Madridit në vitin 2003 dhe e fitoi La Ligan me klubin mbretëror, teksa pas katër sezoneve në Spanjë vendosi të kalonte te LA Galaxy ku dy herë e fitoi Kupën MLS.

Vlen të përmendet se mesfushori anglez me teknikë të rallë dribluese, harkuese, pasuese dhe goditëse ka kalaur dy periudha huazuese te Milani dhe ka qenë pjesë e PSG-së që nga janari.

David Beckham do të mbetet prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbolilt, me një karrierë të mrekullueshme me të cilën arriti që të inspirojë futbollistë të së ardhmes dhe fëmijët e të sotmes. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app