Site icon Telegrafi

Pendarovski-Duks: Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Marrëdhëniet bilaterale, gjendjet aktuale në rajon dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në NATO dhe në BE, ishin temat në të cilat sot i biseduan presidenti Stevo Pendarovski dhe ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lartë mbështetjen e Hungarisë për marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për anëtarësim në NATO.

Në këtë kontekst, shprehu kënaqësi prej ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga Kuvendi kombëtar i Hungarisë.

Ambasadori Duks presidentit Pendarovski i dërgoi urime me rastin e shkeljes në funksion dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e detyrës./Telegrafi/

Exit mobile version