LAJMI I FUNDIT:

Pavicevici emërohet nesër, gjithçka gati për ta “gostitur” në Prishtinë

Pavicevici emërohet nesër, gjithçka gati për ta “gostitur” në Prishtinë

Qeveria e Serbisë do ta emëroj nesër shefin e deritashëm të ekipit serb në dialogun teknik me Kosovën, për oficer për ndërlidhje të Beogradit në Kosovë.

Për këtë emërim janë pajtuar para 10 ditësh, por për shkak të zhurmës në mes të dy partnerëve të koalicionit për çështje tjera, ky emër u vë la në “pritje”.

Për ditoren Novosit është konfirmuar nga selia e Misionit të BE-së në Prishtinë se gjithçka është gati ta “gostitur” përfaqësuesin e Beogradit, pra se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet logjistike, teknike dhe të sigurisë. Të gjitha detajet tjera, thonë nga misioni i BE-së, do të merren vesh mes Prishtinës dhe Beogradit.


Autoritetet e Kosovës tashmë kanë emëruar përfaqësuesin e tyre: ambasadorin aktual në Suedi, Lulzim Peci.

Oficerët, siç quhen këta zyrtar nga autoritetet serbe, do të marrin detyrat deri në fund të shkurtit. /Telegrafi/