Ky është momenti kur dronët ukrainas shkatërrojnë tanket ruse, pavarësisht që ushtarët rusë tentojnë të fshihen nëpër pemët e oborreve të shtëpive private.

Dronët kishin vërejtur tanket në fshatin Zirkuni, ku më pas ushtarët kishin tentuar të fshihen nën pemë në verilindje të rajonit ukrainas Kharkiv, transmeton Telegrafi.

Madje një prej tankeve shihet duke lëvizur pas dhe fshihet nën pemë – duke menduar se është i sigurt. Por as kjo nuk i shpëtoi ushtarëve ukrainas, që fillimisht goditën me raketë pemët që pasi u rrëzuan pasoi një goditje tjetër që e hodhi në erë tankun rus.

Gjurmët e zinxhirëve të tankeve mund të shihen në zonën e gjelbëruar – dëshmi se janë mundur të fshihen nëpër pronat private në lagjet e banuara. /Telegrafi/