Pattinson, mashkulli më seksi në botë

Ylli i “Twilight” doli në maje të sondazhit të top 50 meshkujve më seksi të revistës Glamour për të dytin vit radhazi, pasi mposhti disa nga kokurrentët të cilët janë edhe kolegë të tij. Top pesëshja dominohet nga aktorët e “Twilight” si Taylor Lautner dhe Ian Somerhalder.
Justin Bieber është vetëm i shtati, ndërsa vlen të përmendet superylli Cristiano Ronaldo dhe pozita e tij e 15-të në ranglistën e Glamour.
“Femrat tërhiqen nga vampirët për shkak të elementit të rrezikut që ekziston në ta. Ata janë djemtë e këqinj ultimativë dhe femrat duan t’i zbusin bishat”, theksoi kreu i Glamour, Charlotte Duck.
Top 20 e meshkujve më seksi sipas Glamour për vitin 2010:
1. Robert Pattinson
2. Taylor Lautner
3. Ian Somerhalder
4. Xavier Samuel
5. Kellan Lutz
6. Johnny Depp
7. Justin Bieber
8. Gerard Butler
9. Hayden Christensen
10. Channing Tatum
11. Orlando Bloom
12. Chace Crawford
13. Chris Brown
14. Justin Timberlake
15. Cristiano Ronaldo
16. Ryan Gosling
17. Ed Westwick
18. Ashton Kutcher
19. Jake Gyllenhaal
20. Bradley Cooper
/Telegrafi/



























































