Anëtari i Sporting Lisbonës, shprehet i bindur se skuadra e tij do t’ia dali të fitojë, pasi sipas tij, humbja me Francën nuk do të ndikojë aspak.

“Ndaj Francës ishte një takim me raste të dyanshme. Ne nuk shënuam, ata po. Por, ne shkojmë me vetbesim për takimin me Shqipërinë”.


“Secila ndeshje ka tregimin e vet.Të hënën do të jetë një histori tjetër”.

“Shqipëria ka një skuadër të mirë dhe gjithashtu po lufton për të qenë në finalet e Evropianit”.

“Me siguri do të jetë një ndeshje e vështirë, por kam besim se do t’ia dalim”, ka deklaruar dje Patricio, portier i Portugalisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app