LAJMI I FUNDIT:

Pato shënon në debutim (video)

Pato shënon në debutim (video)

Përforcimi më i ri i Corinthiansit, sulmuesi brazilian Alexandre Pato, ka shënuar një gol në debutimin e tij për klubin brazilian, me fitoren 5-0 kundër Oestes.

23-vjeçari shënoi vetëm tre minuta pasi hyri në lojë, si zëvendësim pas pjesës së parë. Ai shprehet i kënaqur me këtë gol.

“Kam pasur gjithmonë rezultate të mirë në debutimet e mija për ekipet, si Internacionali, Milani dhe me Brazilin. Edhe sot nuk ishte diçka ndryshe. Dua të vazhdoj të punoj dhe t’i tregoj vlerat e mia”, ka thënë Pato. /Telegrafi/