LAJMI I FUNDIT:

Pastrimi do të pastroj më 24 maj

Pastrimi do të pastroj më 24 maj

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës është e gatshme t’i përgjigjet Planit Operativ të Komunës për veprim “ Ta pastrojmë Kosovën” me 24 maj.

Kompania “Pastrimi”, shpreh gatishmërinë që me 24 maj të angazhojë gjithë kapacitetet teknike dhe njerëzore. Pjese e këtij Plani Operativ do të jenë edhe Zyrtaret e Kompanisë, të cilët do të angazhohen në këtë aktivitet dhe së bashku me qytetarët e Kosovës të bëjnë pastrimin, grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave duke ndikuar ne ngritjen e vetëdijes së përgjithshme.

“Pikat ku Kompania Pastrimi, do të angazhohet sipas Planit Operativ janë: Tregu i Madh në Zonën Industriale, Zona Industriale, Lagja e Kalabrisë, Hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shkolla Mileniumi i tretë-pishat-Zllatar-Badovc, Parku i vjetër i Qytetit”, është thënë në njoftimin për media të kësaj kompanie.


Synimi kryesor i kësaj iniciative është mobilizimi i gjithë qytetarëve të Kosovës për largimin e mbeturinave për një dite me 24 maj në territorin e Kosovës për një ambient të pastër konform shteteve tjera. /Telegrafi/