Ushtria ruse prej javësh po bombardon infrastrukturën e rrjetit energjetik të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të këtij vendi të mbesin pa rrymë.

E përveç rrymës, ata po ballafaqohen me mungesë të ngrohjes dhe ujin e pijshëm. Kurse me rënien e temperaturave, ata kanë dilema nëse do të arrijnë t’ia dalin, transmeton Telegrafi.

Për këtë autoritetet ukrainase i kanë bërë thirrje qytetarëve për kursim të energjisë, largimin nga vendi të grave dhe fëmijëve derisa të zgjidhjet çështja e energjisë elektrike.

Në anën tjetër, imazhet satelitore tregojnë pasojat e këtyre sulmeve ajrore ruse, që me një fjalë e kanë lënë tërë territorin e Ukrainës në terr.

Reklama

Derisa vendet fqinje në fotografinë e publikuar më poshtë shihen se nuk e kanë këtë problem, Ukraina është e tëra në terr – duke mos u dalluar pothuajse fare. /Telegrafi/

Reklama