Site icon Telegrafi

Pasi u fejua, bukuroshja e ekranit pritet të largohet nga Shqipëria

Për pesë sezone, Floriana Garo ka shoqëruar fundjavat e shqiptarëve me programin Jo vetëm modë, që erdhi përmes TV Klan si një revistë televizive ku i gjeje të gjitha, nga intervistat me personazhe të famshëm, te destinacionet e reja, projektet e bamirësisë, këshillat e ekspertëve dhe gjithçka lidhej me stilin e jetesës.

Mirëpo, duket se këtij kapitulli shumë të rëndësishëm në jetën e moderatores bukuroshe i erdhi fundi – së paku kështu raportojnë mediat në Shqipëri.

Lexo po ashtu Fejohet në mënyrë të papritur prezantuesja e njohur Floriana Garo! (Foto)

Si shkruan Who, pas një lidhjeje njëvjeçare në distancë me avokatin Enis Daci, Floriana ka vendosur të provojë Zvicrën, vendin ku do të jetojë tani e tutje, por pa e humbur përgjithmonë lidhjen me Shqipërinë.

Burime pranë saj tregojnë se ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të Jo vetëm modë, në të cilin për pesë vite bëri si autoren, ashtu edhe moderatoren.

Pas pushimeve verore, pritet që Floriana, së bashku me partnerin e saj të udhëtojë drejt Gjenevës, ku do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Exit mobile version