LAJMI I FUNDIT:

”I pashë kufomat që notonin mbi ujë” (Video)

”I pashë kufomat që notonin mbi ujë” (Video)

Pas qarkores së Shkupit, në anën tjetër të Stajkovcës ndodhet Bërnjarci. Dy shtëpi, një fermë dhe shumë të mbjella. Pas përmbytjeve, në këtë vend ka vetëm baltë, veturë të përmbysur, mbetje të ndryshme dhe pajisje shtëpiake. Banorët ende i kanë të freskëta kujtimet nga fatkeqësia e përjetuar dhe shtojnë se dy ditë kanë qenë të bllokuar ndërmjet katër mureve.

“Nuk u ndava nga babai im, por qëndruam bashkë për një kohë të gjatë. Dikur rreth mesnatës, dikush na bënte shenja me dritë. I pari që më kërkoi ishte im bir. Unë mbeta vetëm me një shkrepëse, por askush s’mund të bënte gjë. Mjerisht, pashë edhe se si kufomat po kalonin sipër ujit”, thotë për tv21 Sllobodan Veliçkovski, banor i Stajkovcës.

Burimi i vetëm i ekzistencës është ferma të cilën e ka ndërtuar me vite, e pajisur me pajisje për ruajtjen e kafshëve. Qenin e ka gjetur pas tri ditëve në arrë. Ka parë se si uji ia merrte lopët. Një pjesë e derrave shpëtuan, disa jo. Për Kuzmanovskin, është fat që përsëri po e sheh familjen e tij.


“Në mëngjesin e së hënës, ushtria ia doli të hyjë disi. Ishte një përkrahje morale. Pyetën a ka viktima dhe çfarë mund të ndihmojnë. Ndihma e parë ishte ushqimi dhe diçka për të mbijetuar për bagëtinë që mbeti. Morëm edhe agregat për rrymë. E vetmja gjë që mbeti në këto hapësira është pompa elektrike në bunar”, shprehet ai.

Kuzmanovski ka humbur rreth 40 kokë bagëti ndërsa të gjithë mjetet e mekanizuara i janë shkatërruar tërësisht. Por, për fat të mirë, ai mbeti me kulm mbi kokë.

Pranë pronës së Veliçkovskit, janë të mbjellat bujqësore me pemë dhe perime. Siç mund të shihni, edhe pas 7 ditëve ditë të kaluara me diell, ata po zhyten në baltë thellë e më thellë.

Banorët shpjegojnë se si pasojë e këtyre përmbytjeve, është e mundshme që toka të bëhet pjellore vetëm pas 10 viteve, ngase 8 ditë pas vërshimeve, ata vazhdojnë të zhyten na baltë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori