LAJMI I FUNDIT:

Pasaportat e Britanisë do të prodhohen në Francë

Pasaportat e Britanisë do të prodhohen në Francë

Pasaportat e reja të Britanisë së Madhe do të prodhohen në Francë. Këto pasaporta do të hyjnë në funksion pas Brexitit, dhe do të kenë ngjyrat e dikurshme, të kaltër dhe ngjyrë ari.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet britanike, përderisa ende pritet zyrtarizmi i vendimit për prodhuesin e pasaportave që pritet të hynë në fuqi nga tetori i vitit 2019.


Agjencia shtetërore për kontrollimin e kufijve dhe çështjeve të sigurisë ka deklaruar se pasaportat e Britanisë jo patjetër duhet të prodhohen në vend, dhe se disa mbështjellës të pasaportave po bëhen nga të huajt.

Megjithatë, për këtë rast nuk mungon as kritika ndaj qeverisë së drejtuar nga Theresa May, duke drejtuar akuza se ajo që shihet si “Ikona e Britanisë” (kthimi i pasaportave të vjetra, që Britania përdorte para hyrjes në BE), po prodhohet nga Fanca.