Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur një zjarr në një nga lokalet që gjendet brenda oborrit të QKUK (lokal afarist kafiteri).
Sipas një njoftimi nga QKUK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi emergjent i zjarrfikësve dhe njësiti Policor i Kosovës.
“Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri. Po ashtu QKUK, njofton qytetarët se klinikat e Qendrës Klinike Universitaret të Kosovës janë duke funksionuar normalisht dhe puna është duke u zhvilluar në rregull”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Telegrafi/