Gjashtë ditë pas vërshimeve në Maqedoni, akoma nuk është tërhequr uji nga shtëpitë e përmbytura. Në fshatrat e vërshuara në rrethinën e Shkupit ka filluar të kundërmojë erë e rëndë, banorët e këtyre viseve thonë se duhet të punohet më intensivisht në tërheqjen e ujit për të larguar kafshët e ngordhura të cilat paraqesin rrezik të lartë për shfaqjen e ndonjë epidemie.
Ndërkaq, Nedellco Krsteski nga qyteti i Shkupit, thotë se ekipet e specializuara në tërren kanë arritur të tërheqin ujin tërësisht në një vendbanim edhe atë Inxhikovë përderisa në vendbanimet tjera si Hasanbeg, Haraçinë, Stajkovc, Stracincë dhe Smillkovë intenzivisht punohet, njofton REL.
“Në teren janë shpërndarë më shumë njësitet që punojë me pompa për tërhejen e ujit, ekipe të e zjarrfikësve, bagerë për tërheqjen e mbeturinave, pra punohet intenzivisht, por duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një teren më të gjerë, nevojitet kohë”, thotë Kërsteski.
Bekimi nga Hasanbegu teksa ec me çizme të gomës në oborrin e shtëpisë së tij e cila në katin e poshtëm është tërsisht e përmbytur, thotë se gjendja bëhet gjithnjë e më alarmuese pasi kafshët e ngordhura nuk arrijnë t’i tërheqin nga oborret dhe rrugët e lagjeve.
“Gjendja siç e shihni është katastrofë, jemi në një situatë të vështirë ndërkohë që ndihmë për të pastruar kanalet që të tërhiqet uji nuk kemi nga askush”.
“Pompat për tërheqjen e ujit këtu nuk janë sistemuar, sa kemi mundur kemi tentuar ta largojmë ujin nga shtëpitë, por kjo gjë është shumë e vështirë përderisa rrjedha e kanalit është e bllokuar”, thotë Bekimi.
Deri më tani janë hospitalizuar katër fëmijë me infektime bakteriale nga zonat e vëshuara, njoftojnë nga Klinika e Fëmijëve për Sëmundje Infektive.
Për sot ishte paralajmëruar spërkatja e zonave të vërshuara me mjete për dezinfektim, por kjo është shtyrë për ditët në vijim për shkak të kushteve jo stabile atmosferike dhe erës së fuqishme e cila do ta pengojë fluturimin e aeroplanëve.
Por, mjekët thonë se dezinfektimi është i kotë përderisa nuk është tërhequr uji dhe balta sepse bakteret nuk zhduken përderisa ka lagështi.
Mjekët thonë se problemi më i madh për mbrojtje nga shfaqja e epidemive është ajo se popullata nga viset e vërshuara nuk është evakuuar, madje mbi 95 % e tyre ndodhen në shtëpi gjysmë të përmbytura ku lëvizja bëhet në ujërat me baktere fekale.
Nikolla Panovski thotë se dezinfektimi i këtyre zonave mund të bëhet vetëm pasi të jetë tërhequr plotësisht uji dhe të ketë tharë mirë hapësirat.
“Do të nevojiten disa muaj që të jetë e sigurt për të jetuar në shtëpitë që përmbyten nga vërshimet sepse një pjesë e baketrieve jetëgjatësinë e kanë deri në tri javë, por disa të tjera kanë jetëgjatësi prej mbi tre muaj sepse bëhet fjalë për një zonë të ngjeshur me shtëpi me hapësira ku shumë pak depërton dielli i cili ndihmon në asgjësimin e baktereve”, thotë Nikolla Panovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari”, Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

VLEN: Vetingu në BDI është manipulim i opinionit publik, le të fillojnë pastrimin e partisë nga Bujar Osmani

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?