LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellit

Pas vendimit të ministres Hajdari për masat tarifore ndaj importit të miellit, Shoqata e Mullisëve: Nga 1 prilli do të pezullojmë prodhimin e miellit

Shoqata e Mullisëve të Kosovës thekson se duke marrë parasysh se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 mars 2020 ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 01/15, 19 tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin 01/06 të 25 marsit 2020 nuk pajtohet me vendimin e ministres për pezullimin e vendimit.

Kjo shoqatë, me anë të një reagimi publik potencon se me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja Rozeta Hajdari, që urgjentisht të anulojë vendimin sipërpërmendur.


Prodhuesit e miellit kanë paralajmëruar se nga data 1 prill do të ndalin prodhimin deri në anulimin e këtij vendimi.

Hajdari nxjerr vendim për pezullimin e përkohshëm të disa masave tarifore ndaj importit të miellit
Lexo po ashtu Hajdari nxjerr vendim për pezullimin e përkohshëm të disa masave tarifore ndaj importit të miellit

“Me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulimin e vendimit”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Mullisëve.

Njoftimi i plotë

Duke marrë parasysh se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 Mars 2020 ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020, Shoqata e Mullisëve të Kosovës publikisht shpreh kundërshtimin e sajë dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministres për pezullimin e vendimit të sipërcekur.

Arsyet për mospajtim janë siç vijon:
– Vendosja e masës në vitin 2017 është bërë duke u bazuar në ligjin 04/L-240, për masat antidaming dhe masat kundërbalancuese pas një periudhe hetimore nga zyrtarët e qeverisë përreth 1 viti;

– Vendosja e masës është dëshmuar të jetë shumë efektive në mbrojtje të përpunuesve dhe bujqëve të Kosovës. Mielli i cili importohet në Kosovë, kryesisht importohet nga Sërbia dhe me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit për shkak të subvencionimit që bëhet për eksportuesit nga shteti i Serbisë. Të rikujtojmë zyrtarët qeveritar se produktet e subvencionuara kur eksportohen nuk i nënshtrohen marrëveshjes së CEFTA dhe për këto produkte duhet marrë masa sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;

– Rrjedhimisht kjo situatë i vendos përpunuesit e grurit në Kosovë në pozitë jo të drejtë në tregun e Kosovës dhe rrezikon ekzistencën e tyre. Në rast të tillë, përpos përpunuesve të grurit të cilët rrezikojnë të mbyllen, do të afektohet komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë e mbi 40 mijë bujqve prodhues të grurit;

– Shumë punëtor të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimi të grurit në Kosovë si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve, respektivisht bujqve do të mbesin pa punë. Kështu do të rritet papunësia në Kosovë;

– Duke mos pas mundësi përpunuesit e grurit në Kosovë të konkurrojnë me produkte të subvencionuara që importohen në Kosovë, në këtë rast mielli, prodhuesit dhe përpunuesit vendor do të mbyllen. Në këtë mënyrë, afektohet siguria e ushqimit në Kosovë si dhe do të rritet varshmëria e Republikës së Kosovës nga importet për produktin elementar me të cilin ushqehet popullata e saj.

Andaj, me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbë dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkojmë nga z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga znj. Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 marsit 2020.

Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit.

Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojmë më në detaje rreth situatës aktuale në lidhje me çështjen e përmendur më lartë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Kush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?

Ekonomi
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!

Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!

Kreativ Qeramika
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI

Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kalo në kategori