Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi.
Zyra e BE-së, përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt.
Ata po ashtu kanë bërë apel tek autoritetet që të hetojnë incidentin si dhe sulmuesit të sillen para drejtësisë.
“Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, shkruan zyra e BE-së në Twitter. /Telegrafi/
Deeply disturbed by the attack on the investigative journalist @Visar_Duriqi. Journalists must be able to work in a free and safe environment. Call on the authorities to swiftly investigate the incident & bring perpetrator(s) to justice. pic.twitter.com/rzP68EFgtu
— European Union Kosovo (@EUKosovo) February 25, 2021