LAJMI I FUNDIT:

Pas SHBA-së, edhe Britania përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Pas SHBA-së, edhe Britania përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Aleatët perëndimorë duket se janë tërhequr nga furnizimi i Ukrainës me aeroplanë luftarakë F-16 dhe të tjerë perëndimorë gjatë 24 orëve të fundit.

Britania e Madhe së fundi iu bashkua SHBA-së në kundërshtimin e dërgimit të aeroplanëve drejt Kievit pasi perëndimi ra dakord ta furnizonte me tanke të rënda shtetin ukrainas.


Presidenti amerikan, Joe Biden iu përgjigj pyetjes së një gazetari rreth mundësisë së dërgimit të F-16, raporton theguardian.

“Jo”, deklaroi shkurtimit i pari i shtetit amerikan, megjithëse theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë.

Sot, Britania e Madhe tha gjithashtu se furnizimi me aeroplanë perëndimor nuk ishte praktikë e mirë.

“Këto janë pajisje të sofistikuara”, tha një zëdhënës i Downing Street dhe shtoi se “ne nuk mendojmë se është praktike dërgimi i këtyre aeroplanëve në Ukrainë”.

Ukraina u përgjigj duke thënë se do të vazhdojë të lobojë, duke argumentuar se perëndimi në të kaluarën kishte refuzuar ta furnizonte me tanke luftarake, por se tani i janë premtuar mbi 300 sosh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori