“Nuk më pensionuan ende, por mendoj se fundi po më afrohet. Ngritja në orën 6.30 dhe të mësuarit e një dialogu të mençur nuk është në të vërtetë ideja ime për parajsën…”.
Kështu tha gjatë një interviste të fundit për “Mirror” aktori i njohur britanik Sir Michael Kane teksa zbuloi se “bota filloi të mbyllet kur iu afrua moshës 70 vjeçare”.
Pastaj, me ofertën për të dalë në filmin “Batman”, në regji të Christopher Nolanit, ka “filluar” sërish karrierën.
Kane thuhet se ka qenë pjesë e filmave më të mirë të tij gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, dhe në fakt, në dekadën e tetë, ai filloi të aktroj sërish me rolet e personit të moshuar.
“Kur të arrini moshën 70 ose 75 vjeç, mendoni se kjo është e gjitha. Pastaj kam bërë shtatë filma të tjerë holluvudian”, tha aktori.
Ai vuri në dukje këtë, duke falënderuar Christopher Nolan për angazhimin te “Batman: The Dark Knight”, dhe “Prestige”.
“Më pëlqen ky njeri, konsideroj se me atë kam marrëdhënie të lumtur”, tha britaniku legjendar, i cili luajti në më shumë se 167 filma.
Ai megjithatë, pavarësisht nga “ringjallja” e lartpërmendur, thotë se së shpejti do të dalë në pension.
Kane ende shpesh ecte me ndihmën e bastunit pas thyerjes së këmbës. Vitin e kaluar, deklaroi se u kthye në një mënyrë jetese më të shëndetshme, sepse ka frikë nga kanceri.
Për shkak të kësaj, ai ndaloi të pinte alkool dhe filloi të kujdeset që të mbante edhe dietë.
Filmat e ardhshëm, në të cilën do të kemi mundësinë të shikojnë legjendën Michael Kane, janë ” Four Kids and It” dhe ” The King of Thieves”. /Telegrafi/