LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të Pyper, Hoti: 30 për qind e kosovarëve s’besojnë që COVID-19 paraqet rrezik për jetën

Pas publikimit të Pyper, Hoti: 30 për qind e kosovarëve s’besojnë që COVID-19 paraqet rrezik për jetën
-->

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore ka marr disa vendime për sa i përket pandemisë COVID-19.

Hoti me anë të një konference për medie ka thënë se, 30 për qind e kosovarëve s’besojnë që COVID-19 paraqet rrezik për jetën.

Ai ka paralajmëruar se do të bëhen reportazhe të rregullta nga Klinika Infektive, ku sipas tij, t’ju tregohet qytetarëve se çfarë po vuajnë pacientët me COVID-19.

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive në mënyrë që qytetarët të shohin saktë se çfarë po vuajnë ata njerëz që janë të prekur nga COVID-19. Në bazë të vlerësimeve, 30 për qind e qytetarëve në Kosovë nuk besojnë që sëmundja COVID-19 paraqet rrezik për jetën. Na do të ju tregojmë se si njerëzit përballen me jetën e tyre në Klinikën Infektive”, tha Hoti, për çka tha se do të lejojnë që të shihet se çka përjetojnë personat e shtrirë në Klinikën Infektive, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, sipas një sondazhi që është realizuar nga Pyper që ka reflektuar bindjen e qytetarëve sa i përket virusit COVID-19, thuhet se 29.03 për qind kanë pohuar se nuk besojnë se në Kosovë ekziston COVID-19.

Sondazh nga Pyper: 29.03 për qind e qytetarëve nuk besojnë se COVID-19 ekziston në Kosovë
Lexo po ashtu Sondazh nga Pyper: 29.03 për qind e qytetarëve nuk besojnë se COVID-19 ekziston në Kosovë

“Për dallim prej këtij grupi, pjesa e mbetur e pjesëmarrësve janë shprehur se besojnë në ekzistencën e këtij virusi mirëpo vlerësimi i tyre mbi numrin e rasteve me virus është i ndryshëm. Më saktësisht, 43.81 për qind besojnë se numri i të infektuarve me COVID-19 që po raportohet në Kosovë është më i madh se që është realisht ndërsa disa besojnë se ky numër është më i vogël se që është realisht apo 31.92 për qind. Vetëm rreth 1/4 e pjesëmarrësve besojnë se numri i rasteve që po raportohen me COVID-19 është real”, thuhet në hulumtimin e realizuar, përcjell Telegrafi.

Ai ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19.

Kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19
Lexo po ashtu Kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19

Hoti ka thënë se brenda javës do të shtohen kapacitetet e testimit për COVID-19 edhe në klinikat private.

Në fund, ai theksoi se të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00. /Telegrafi/