LAJMI I FUNDIT:

Pas provës së SHBA-së me raketë Kruz, reagon Rusia

Pas provës së SHBA-së me raketë Kruz, reagon Rusia

Rusia kritikoi të martën Shtetet e Bashkuara për kryerjen e një prove me raketë kruz, prodhimi dhe përdorimi i së cilës deri tre javë më parë ndalohej bazuar në një traktat armësh mes dy vendve.

“Shtetet e Bashkuara qartësisht kanë zgjedhur rrugën e përshkallëzimit të tensioneve ushtarake”, tha sot zëvendës ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.


Por zoti Ryabkov tha se megjithatë Rusia nuk do të bëhej pjesë e një “garë të kushtueshme armatimesh”.

Komente të tij u bënë një ditë pasi Pentagoni njoftoi kryerjen e kësaj prove.

Raketa e lëshuar të dielën në ishullin San Nicolas të Kalifornisë “goditi me preçizion objektivin e saj pas më shumë se 500 kilometrash fluturim”, thuhej në një njoftim të Pentagonit, transmeton VoA.

Më parë Shtetet e Bashkuara nuk mund të prodhonin raketa tokësore të afta për të përshkruar një gjatësi nga 500 në 5.500 kilometra për shkak të Traktatit të Forcave Bërthamore të Raketave me Rreze të Mesme Veprimi (INF), një pakt nënshkruar me Rusinë i cili daton disa dekada m parë.

Uashingtoni u tërhoq nga ky pakt më 2 gusht, duke akuzuar Rusinë për shkelje të kryera përgjatë disa viteve.

Pentagoni theksoi se raketa ishte e aftë që të mbante një ngarkesë konvencionale dhe jo armë bërthamore.

Sekretari i ri i Mbrojtjes Mark Esper ka thënë se nëse ushtria amerikane prodhon një sistem raketor plotësisht tokësor, ai do të donte që raketat konvencionale amerikane me rreze të mesme veprimi të diskolohen në Azi.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori