Bruno Fernandes më në fund ka humbur një penallti pas një rekord të pabesueshëm të konvertimit nga pika e bardhë.

Reprezentuesi portugez kishte shënuar dhjetë penallti radhazi duke përdorur një mori teknikash të ndryshme që nga bashkimi me Manchester United në janar.

Por, sot (e shtunë) ndodhi diçka ndryshe nga e përhershmja.

Portugezi ishte i pasaktë në goditjen e njëmbëdhjetë nga penalltia.

Ishte portieri i Newcastle United, Karl Darlow, i cili priti penalltinë e Fernandesit në minutën e 58-të të ndeshjes.

Penalltia e fundit e humbur nga portugezi ishte në tetor të vitit 2018 dhe portieri i fundit që e ndali ishte ish-portieri i Sportingut, Miguel Soares, gjatë një ndeshje në kupë ndaj Loures.

Dështimi i tij i fundit në një ndeshje në kampionat ishte plot 1659 ditë më parë për Udinesen kundër Napolin në Serie A dhe ai vazhdoi të shënonte një total prej 18 penalltish radhazi. /Telegrafi/